Dëshmon vajza e badigardit shqiptar: Im atë u vra për hakmarrje, ja si nisi konflikti

579
Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e bodigardit shqiptar në Gjermani. Ngjarja në fjalë ndodhi më 9 janar 2017në mes të qytetit Viselhövede, fare pranë një shkolle fillore. Ka qenë vajza e viktimës ajo që ka treguar se si ndodhi ngjarja në seancën gjyqësore në Gjykatën e Landit në Verden. 19-vjeçarka konfirmoi para togave të zeza se vrasja ka ndodhur për gjakmarrja, shkruan nord24.de. E gjithë tragjedia ka filluar më 30 dhjetor 2011 në Shqipëri. Babai tashmë i vrarë i dëshmitares, si punonjës i sigurisë në një diskotekë i kishte nxjerrë dy të rinj nga lokali. Kur këta pas pak paraqiten sërish, në parkingun para diskotekës fillon sherri në mes tyre dhe rojës dhe ky i fundit qëllon njërin prej tyre për vdekje, transmeton albinfo.ch.
Policia po atë natë e ka bastisur shtëpinë e familjes ndërsa nënën e vajzës e ka këshilluar që të kishte kujdes për familjen e saj. Gjate varrimit të të riut të vrarë, njëri nga vëllezërit e tij ishte betuar se do të merrte hak. Ky dhe personi i vrarë janë kushërinj të të akuzuarit për vrasjen e kryer nga hakmarrja, në procesin e Verdenit. Ndërsa vajza në dëshminë e saj tregon se së bashku me vëllezër e motra dhe me kushërinj, ishin strehuar te gjyshërit në fshat. Ndërkohë që nëna e tyre kishte mbetur të banonte në Tiranë ku në gushtin e vitit 2012 kishte vdekur në mënyrë misterioze.
Familja e vajzës kishte provuar disa herë të merrej vesh me familjen tjetër. “Janë dërguar pleqtë e fshatit si ndërmjetësues për të realizuar pajtimin dhe paqen mes familjeve. Por ata janë kthyer mbrapsht nga familja e të riut të vrarë”. Duke marrë parasysh situata, familja e saj është arratisur në Gjermani, ku nga fundi i vitit 2016 i është bashkuar edhe babai, pasi ka mbaruar vuajtjen e dënimit. Edhe pas kësaj kishin shtuar përpjekjet për të arritur pajtimin, siç duket kjo familje nuk gjeti paqe, pasi kryefamiljari u ekzekutua.
Sigal