Desantila Tahiraj, “dora e fortë” që drejton spitalet e Elbasanit

    983
    Sigal

    Një femër, drejtore spitali pas 23 vitesh në qytetin e lashtë

    Pas plot 23 vitesh, një femër ka arritur të marrë postin e drejtores së Qendrës Spitalore të Elbasanit. Deri para pak kohësh, ai post mbahej vetëm nga burrat e PD dhe PS, duke mos lejuar dhe duke hedhur poshtë në çdo rast kandidaturën e çdo mjekje femër, e cila tentonte të konkurronte dhe të bëhej drejtuesja e spitaleve të këtij qyteti të lashtë e me tradita. Së fundi betejën e ka fituar mjekja dermatologe, e njohur për arritjet e saj profesionale Dr. Desantila Tahiraj. Me një eksperiencë të gjatë në profesionin e saj, Dr. Desantila, ka arritur, falë edhe guximit për t’u përballur me sfidat që e prisnin në luftën klanore në politikën lokale, të fitojë votat dhe miratimin e Ministrisë Shëndetësisë për postin e Drejtores së Qendrës Spitalore Elbasan. Ardhja e saj u shoqërua me një valë të paparë ovacionesh nga kolegët, miqtë dhe aleancat politike të partive qeverisëse. Deri para pak kohësh, posti drejtorit ishte mbajtur “dhunshëm” nga burrat, nga çdo përzgjedhje që bëhej skualifikoheshin mjeket e talentuara, madje ka prej tyre si Dr. Desantila që njihet në fushën e kërkimeve shkencore mjekësore, që nuk ka rreshtuar së ngulmuari për të dhënë kontribute edhe si drejtuese. Ardhja e Dr. Desantila Tahirajt është përshëndetur edhe nga mjekët “opozitarë” të Qendrës Spitalore të Elbasanit, pasi siç janë shprehur ata “shohim tek Dr.Tahiraj njeriun e duhur për të drejtuar në këto kohë të vështira punët në spitalet tona, për të zgjidhur problemet e shumta që janë akumuluar prej vitesh”. Dita e punës së Dr. Desantilës nis qysh herët në mëngjes, me kontrollet e pavijoneve, verifikimin e problematikave në terren, njohja me situatën e furnizimit me medikamente duke nisur nga Urgjenca deri tek Patologjia, Kirurgjia, Infektivi, Psikiatria, dhe Ambulanca Qendrore dhe ato të lagjeve. Orari punës së saj, shpesh nuk njeh limit, pasi ajo kontrollon vetë personalisht edhe procesin e asgjësimit të mbetjeve spitalore, një problem i mbartur prej vitesh, por që ka marrë rrugën e zgjidhjes prej 2 muajsh. Doktore Tahiraj, është angazhuar maksimalisht në kthimin e normalitetit në krejt Qendrën Spitalore të Elbasanit. Ajo gjendet, ku është problemi, ku situatat kërkojnë zgjidhje urgjente, atje, ku pacienti ka nevojën e ndihmës nga mjeku dhe infermierja, laborantja dhe drejtorja. Desantila është modeste, nuk flet shumë, por ajo përmes vartësve u jep zgjidhje problemeve konkrete, duke mos u zgjatur në burokracira, pasi siç thotë vetë ajo “mjekësia është fusha që kërkon njerëz impenjativë, pasi ke të bësh me jetën e njeriut”. Stafet e spitaleve ndjehen më komodë, më të çliruar, më kërkues , më të pa ndrojtur. Vizitën dhe “aksionin” e parë të saj në ditën e parë të punës, si drejtoreshë Dr. Desantila e ka bërë tek kuzhina e Qendrës Spitalore, e cila kishte nevojë urgjente për gjithçka, por më tepër për pjata. Brenda ditës janë blerë një sasi e konsiderueshme pjatash dhe pajisjesh të tjera për kuzhinën, e cila natyrisht është sektori më jetik për t’u ndjerë mirë çdo pacient që merr mjekimet disa ditore në spital. Dr. Desantila tashmë njihet si “dora e fortë” e Drejtorisë së Qendrës Spitalore të Elbasanit dhe ka rikthyer besimin dhe optimizmin tek mjekët, infermierët, laborantet, sanitaret dhe kuzhinieret. Respektimi i orarit të punës, nga mjekët specialistë, qëndrimi i tyre 8 orë në pavijone dhe kujdesi ndaj pacientëve, mbetet refreni i çdo dite pune në Qendrën Spitalore në Elbasan. Drejtorja e re Dr. Desantila shprehet se, “do të tregohem e rreptë deri në ekstrem, me cilindo mjek, koleg ose jo me mua, me cilindo infermier, apo çdo punonjës të spitaleve dhe administratës, në qoftë se, konstatoj abuzime me detyrën, marrje ryshfeti, sjellje harbute me pacientin dhe qytetarin”. Ardhja e Dr. Desantilës Drejtore e Qendrës Spitalore në Elbasan, ka rikthyer part-time, për të dhënë ndihmën e tyre për të rinjtë, edhe veteranët e mjekësisë në këtë qytet, të cilët nuk kursehen për të kontribuar sado pak në misionin e tyre fisnik “shëndeti njeriut mbi gjithçka”. Puna në ekip, mbetet moto e ditës në Drejtorinë e Qendrës Spitalore në Elbasan, kurse “dora e fortë” e drejtuesit mbetet nxitja për të bërë më të mirën për pacientin.