Dervish Haxhiosmanoviç merr në dorëzim Vllazninë

470
Sigal

Trajneri malazez ka fituar me shkodranët kampionatin, kupën dhe Superkupën e Shqipërisë

Dervish Haxhiosmanoviç është trajneri i ri i Vllaznisë. Malazezi pason Agim Canajn, të vetëlarguar pas përfundimit të fazës së dytë. Shkodranët ndodhen në krizë rezultatesh dhe realisht të rrezikuar, për të rënë një kategori më poshtë. Dervish Haxhiosmanoviç është një emër i njohur në ambientin kuqeblu, madje ai është dhe trajneri i fundit që ka fituar titullin kampion me Vllazninë në edicionin 2000-2001, me lojtarë të tillë si Elvin Beqiri, Amarildo Belisha, Vioresin Sinani, Suad Lici, etj. Malazezi e ka drejtuar disa herë Vllazninë, teksa ka fituar Kupën në vitin 2008 kundër Tiranës dhe Superkupën (2008). Në ndeshjen e fundit, Vllaznia humbi 1-0 me Partizanin në “Loro Boriçi”, ndërkohë që takimi i radhës është ai me Laçin në transfertë. Aktualisht, kuqeblutë renditen në vendin e 9-të me 25 pikë, pozicion që të çon automatikisht në Kategorinë e Parë, pasi në përfundim të këtij sezoni do të bien direkt katër skuadra.

Tre të huaj

Tashmë, në Superligë bëhen tre trajnerë të huaj, duke përfshirë këtu nigerianin Emanuel Egbo (Bylis, drejton nga fillimi i edicionit), portugezin Marcio Sampaio (Partizani, pasoi Hasan Likën), si dhe tani malazezin Dervish Haxhiosmanoviç (Vllaznia, pasoi Agim Canajn). Po, gjatë këtij sezoni drejtuan edhe italiani Roberto Sorrentino (Teuta, pasoi Gugash Maganin) dhe kosovaro-turku Naxhi Shensoi (Kukësi, pasoi Armando Cungun), por që të dy ksëta tashmë janë shkarkuar.

Dhjetë të larguar

Shkarkimet e trajnerëve në sezonin 2013-2014 e nisi Armando Cungu i Kukësit, i pasuar nga Naxhi Shensoi. Tirana është drejtuar Nevil Dede, Alpin Gallo, Sokol Bulku dhe Gugash Magani. Teuta largoi Maganin, duke e zëvendësuar me italianin Roberto Sorrentino. Pas dorëheqjes së Ramadan Ndreut te Kastrioti, drejtimin e mori Kristaq Mile, por dhe ky u largua në përfundim të javës së 16-të, duke ia lënë vendin sërish Ndreut. Pas ndeshjeve të javës së 18-të dhanë dorëheqjen Hasan Lika (Partizani), Naxhi Shensoi (Kukësi), Roberto Sorrentino (Teuta) dhe Agim Canaj (Vllaznia), duke e çuar në nëntë numrin e trajnerëve të larguar.

 15 kombësi trajnerësh në Shqipëri

 Prej shumë vitesh, më saktë që nga viti 1996, Shqipëria e futbollit është shndërruar në një “OKB”, përsa u përket kombësive të trajnerëve që kanë drejtuar në vendin tonë. Duke parë kombësinë e 30 trajnerëve, janë 15 të tilla, ku mbizotërojnë ata kroatë (6) dhe argjentinas (4). Kështu tek Dinamo kanë drejtuar krotatët:  Luka Bonaçiç, Ivan Kataliniç, Slavko Kovaçiç dhe Zlatko Daliç; tek Tirana kaën qenë Ilija Lonçareviç dhe Misho Kristeçeviç. Argjentinasit kanë punuar në dy skuadra: 3 te Dinamo (Pedro Pablo Paskuli, Ramon Cabrero dhe Luis Manuel Blanko) dhe 1 te Lushnja (Mario Kempes). Italianët janë katër: Ticiano Gori (Erzeni, Partizani), Leonardo Menikini (Tirana), Mauro De Vekis (Kamza) dhe në sezonin aktual, Roberto Sorrentino (Teuta). Dy boshnjakët janë sistemuar te Tirana: Enver Haxhiabdiç dhe Bllazho Sllavkoviç, dy rumunët janë shpërndarë: Aurel Cikleanu (Dinamo, Lushnja) dhe Silviu Dumitresku (Apolonia, Besa). Mali i Zi prezantohet me Dervish Haxhiosmanoviçin (Vllaznia, Erzeni) dhe Mojash Radonjiçin (Vllaznia). Dhjetë shtete të tjera kanë nga një përfaqësues: Hungaria me Miklos Temeshvarin (Tirana); Bullgaria me Nikolai Arabovin (Partizani, Flamurtari, Naftëtari); Gjermania me Ulrih Shulsen (Vllaznia), Serbia me Esad Karishikun (Apolonia, Elbasani); Maqedonia me Nikola Ilievskin (Bylis); Spanja me Hulian Rubion (Tirana, Flamurtari); Kosovë/Turqi me Naxhi Shensoin (Bylis, Kukësi) dhe Çekia me Stanislav Levin (Skënderbeu), Nigeria me Emanuel Egbo (Bylis).

TRAJNERËT E HUAJ NË SHQIPËRI

1. Mario Kempes, Argjentinë (Lushnja)

2. Miklos Temeshvari, Hungari (Tirana)

3. Nikolai Arabov, Bullgari (Partizani, Flamurtari, Naftëtari)

4. Dervish Haxhiosmanoviç, Mali i Zi (Vllaznia, Erzeni)

5. Ticiano Gori, Itali (Erzeni, Partizani)

6. Enver Haxhiabdiç, Bosnjë (Tirana)

7. Aurel Cikleanu, Rumani (Dinamo, Lushnja)

8. Pedro Pablo Pasculi, Argjentinë (Dinamo)

9. Ramon Cabrero, Argjentinë (Dinamo)

10.Luka Bonaçiç, Kroaci (Dinamo)

11.Ivan Kataliniç, Kroaci (Dinamo)

12.Leonardo Menikini, Itali (Tirana)

13.Ulrih Shulse, Gjermani (Vllaznia)

14.Silviu Dumitresku (Apolonia, Besa)

15.Slavko Kovaçiç, Kroaci (Flamurtari)

16.Zlatko Daliç, Kroaci (Dinamo)

17.Bllazho Sllavkoviç, Bosnjë (Tirana)

18.Esad Karishik (Apolonia, Elbasani)

19.Ilija Lonçareviç, Kroaci (Tirana)

20.Mojash Radonjiç, Mali i Zi (Vllaznia)

21.Luis Manuel Blanko, Argjentinë (Dinamo)

22.Nikola Ilievski, Maqedoni (Bylis)

23.Misho Kristeçeviç, Kroaci (Tirana)

24.Hulian Rubio, Spanjë (Tirana, Flamurtari)

25.Naxhi Shensoi, Kosovë-Turqi (Bylis)

26.Stanislav Levi, Çeki (Skënderbeu)

27.Mauro De Vekis, Itali (Kamza)

28.Emanuel Egbo, Nigeri (Bylis)

29.Roberto Sorrentino, Itali (Teuta)

30.Marko Sampaio, Portugali (Partizani)

Sporti nuk është vetëm një garë sportive, por mbi të gjithë një argëtim

 KOKSH-i: “Kundër dhunës në sport”

 Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dënon të gjitha aktet e dhunës që shfaqen në sportin shqiptar, të cilat kanë si qëllim prishjen e imazhit të sportit dhe nxisin konfliktet e panevojshme. Incidenti indodhur fundjavën e kaluar në qytetin e Ballshit, në ndeshjen e futbollit Bylis-Laçi, është një ngjarje e shëmtuar, që nuk ka të bëjë aspak me sportin. Për më tepër kur protagonist i akteve të dhunës bëhen drejtues të ekipeve, president apo drejtues, që japin një shembull të keq të asajqë sporti nukduhet të ofrojë për të gjithë publikun e gjerë që vjen në stadium apo pallat sporti. KOKSH-i qëndron në krah të Federatës Shqiptare të Futbollit në luftën që kjo e fundit bën për parandalimin e akteve të dhunës, në promovimin e vlerave të sportit dhe të “Fair Play” si dhe për zhvillimin e përhapjen e këtij sporti. Të gjithë ata që merren me sport, sportistë, trajnerë apo drejtues, duhet të kuptojnë se sporti nuk është vetëm një garë sportive, por mbi të gjithë një argëtim për ata mijëra njerëz që vijnë për të pare një ndeshje futbolli, basketbolli, volejbolli, një garë atletike, etj. Për këtë arsye, askush nuk ka të drejtë të prishë këtë imazh pozitiv që jep sporti, duke ushtruar akte dhune e duke nxitur të tjerët të përdorin forcën në mjediset sportive, sidomos ndaj njerëzve që janë duke ushtruar funksione të ndryshme. Asnjë president nuk ka të drejtë të prishë një argëtim për mijëra njerëz që vijnë në stadium, duke dhënë shembullin e keq se si nuk duhet drejtuar një skuadër. Askush nuk ka të drejtë që me akte dhune të prishë një spektakël sportiv, që shërben për të dëfryer njerëzit, duke u bërë protagonist negativ. Këto ngjarje janë frut i pa aftësisë drejtuese e menaxhuese të shumë njerëzve, të cilët sot kanë poste në ekipe të ndryshme në ekipe e klube sportive.

KOKSH do të mbështesë FSHF-në në çdo vendim që komisionet e saj drejtuese do të marrin për ngjarjen e fundit, duke shprehur edhe një here gadishmërinë e saj për të ndihmuar çdo institucion sportiv që promovon vlerat e sportit. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar do të bashkëpunojë me FSHF-në dhe me çdo Federatë tjetër sportive, që loja e ndershme e respekti për njëri-tjetrin të jenë në fokus të zhvillimit të sportit, duke parandaluar çdo akt dhune.

Viron Bezhani

President i KOKSH

Partizani-Tirana, të shtunën në orën 20:00

 Duke filluar nga sot do të dalin në shitje biletat e derbit Partizani-Tirana, takim i cili do të luhet të shtunën në orën 20:00. Biletat mund të gjenden në pikën e zakonshme të shitjes pranë Pallateve 9-katëshe, ndërkohë që ditën e shtunë që përkon edhe me zhvillimin e ndeshjes biletat do të mund ti gjeni edhe në pikën e shitjes pranë stadiumit “Qemal Stafa”. Çmimi i biletave do të jetë 300 leke për në tribunat D2 dhe D3 ndërsa në Tribunat A dhe B 800 dhe 600 lekë. Tifozët e Partizanit do të vendosen ën Tribunën Qendrore B si dhe në sektorët D2, D3 dhe E.

  Kosova, me stadium modern në Prishtinë

 Kosova do të ketë një stadium të ri modern në Prishtinë. Lajmin e bëri të ditur Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. “Si një tifoz futbolli dhe si Kryeministër i vendit dëshiroj që Përfaqësuesja e Kosovës të marr pjesë në mënyrë dinjitoze në garat ndërkombëtare. Për këtë na duhet një stadium i nivelit botëror. Sot ju njoftoj se kemi vendosur që të ndërtojmë një stadium me kapacitet prej rreth 30 mijë ulëse në kryeqytet”, – shkruante Thaçi në rrjetin social “Facebook”. Pak javë më parë, Kombëtarja e Kosovës luajti ndeshjen e parë ndërkombëtare me autorizimin e FIFA-s kundër Haitit në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicë.

 Berisha fut në sherr Lacion e Kievon

 Kievo nuk heq dorë nga çështja Berisha. Skuadra italiane që pretendon se nënshkroi një kontratë me gardianin shqiptar, i cili më pas u transferua te Lacio, kërkon ta zgjidhë këtë çështje në rrugë ligjore. Verdheblutë mbështeten fort në faktin se emri i portierit shqiptar u shfaq edhe në faqen e Lega Pro si blerja e tyre në muajin gusht edhe pse transferimi nuk u ratifikua zyrtarisht. Kohë më parë u fol për zgjidhjen e problemit me mirëkuptim nga dy klubet por mesa duket asgjë nuk është e vërtetë. Takimi i ardhshëm? Ndoshta në gjykatë. Drejtori sportiv i Kalmarit konfirmon se Kievo i është drejtuar FIFA-s për të thënë fjalë përfundimtare, por klubi i Lacios e mendon ndryshe këtë çështje. Avokati i shoqërisë bardhekaltër, Xhan Mikele Xhentile thekson se në selinë e klubit nuk ka mbërritur asnjë shkresë zyrtare, por sipas tij Lacio ka nënshkruar në mënyrë të rregullt me portierin shqiptar që në verën e vitit të shkuar, prandaj Kievo nuk mund ta konsideronte atë si një lojtar të saj. Nëse kthehemi pak më pas në kohë, Berisha e ka nënshkruar kontratën me Kievon në 28 qershor, kohë kur merkatoja në Suedi nuk ishte hapur ende, prandaj në këtë mënyrë, firma e tij sipas Lacios është e pavlerë sepse pak ditë më vonë ai ndryshoi mendje dhe me hapjen e merkatos në vendin nordik arriti marrëveshjen me Lacion.

 Të ardhurat e futbollistëve, Mesi i pari

 Të ardhura marramendëse për një thesar të vërtetë të futbollit. Është Lionel Mesi, lojtari që arkëton më shumë në të gjithë botën me një shifër 41 milionë Euro në vit që i shtohet llogarive të tij, siç bën të ditur revista prestigjioze “France Football”. Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Barcelonës merr nga klubi një pagë neto prej 12.5 milionë Eurosh, pa llogaritur këtu 2.5 milionë të tjera vetëm nga bonuset. Edhe më kolosale janë fitimet për argjentinasin, i cili imazhin e tij ua shet markave të ndryshme globale si “Adidas”, “Samsung”, “Turkish Airlines”, “Gillette”, etj, dhe në total nga të gjitha kompani arkëton plot 25 milionë euro. Kristiano Ronaldo renditet pas argjentinasit, ndonëse janë vetëm 1.5 milionë Euro që i ndajnë. Kështu Kristiano merr në dorë nga Reali i Madridit 17 milionë në vit plus 500 mijë nga bonuset. Kontratat publicitare janë për t’u pasur zili dhe ai arrin një total të ardhurash 20 milionë Euro në vit. Përsa i përket trajnerëve, mbreti i milionave është “The Special One” i Çelsit, Hoze Murinjo me 17 milionë euro të ardhura në vit, përpara Guardiolës që fiton 15, Mançini 14.