Deputeti socialist 42 vjeçar drejton trafikun ndërkombëtar të drogës

451
Shumë herë në Shqipëri janë ngritur akuza të drejtpërdrejta që krimi i organizuar, trafikantët e drogës financojnë partitë politike në Shqipëri. Asnjëherë prokuroria shqiptare nuk ka dashur që të hetojë si financohen partitë politike, sidomos në fushata elektorale, edhe pse të gjithë shqiptarët shikojnë që nga partitë politike, nga kandidatët për deputetë dhe kryebashkiakë harxhohen miliona euro, që nuk financohen nga shteti, por nga njerëz dhe biznese. Edhe kriminalizimi i parlamentit lidhet drejtpërdrejtë me financimin e partive politike nga krimi i organizuar, nga trafikantët e drogës, por as ligji i dekriminalizimit nuk bëri të mundur që të hetohen financimet e partive politike, për të gjetur burimin, shkakun e kriminalizimit të politikës. Kjo, sepse vetë partitë politike, kryetarët e partive politike në Shqipëri, që kanë në dorë vendimmarrjen politike, nuk mund të lejojnë kurrë që drejtësia dhe prokuroria, LIGJI, të hetojë burimin e financimit të partive politike, ose më qartë: Partitë politike në Shqipëri nuk dëshirojnë kurrë që të ndërpresin lidhjen e tyre me krimin e organizuar, pasi e kanë krimin sponsorin e vetëm financiar.

DEA greke, Policia e Antidrogës zbulon trafikantin shqiptar që financon partitë politike
Dje, Policia greke e Antidrogës, DEA ka shkatërruar një grup trafikantësh greko-shqiptarë. Sipas burimeve zyrtare të policisë greke, një shtetas grek kishte ngritur një biznes formal, kompani të shitjes të makinave të transportit të përdorura, si edhe kishte formalisht kompani të transportit ndërkombëtar të mallrave, të cilët kishin drejtues njerëz anonimë dhe veprimtari kryesore të “biznesit” kishin trafikimin e lëndëve narkotike me automjetet e transportit ndërkombëtar. Kjo veprimtari, sipas të dhënave të policisë greke, kishte filluar që në fillim të 2014 dhe rolin kryesor e kishin një shtetas grek dhe një shqiptar që jeton në Athinë, emri i të cilit ende nuk është zbardhur. Fillimisht, ky grup i mirëorganizuar për trafikimin e lëndëve narkotike kishte në zotërim tregun ballkanik. Kur “biznesi” i trafikimit të lëndëve narkotike lulëzoi në tregun ballkanik, paralelisht këta ndërtuan edhe tregun në Europën Veriore dhe Qendrore, me degë kryesore në Belgjikë. 
Dje, në saj të një operacioni policor të DEA, Policisë greke të Antidrogës, u arrestuan një grek dhe një shqiptar, së bashku me vëllanë e tij, emrat e të cilëve nuk janë publikuar. Sipas policisë greke, është në kërkim edhe një shqiptar, i cili jeton në Tiranë, është pjesë e këtij grupi trafikimi ndërkombëtar të lëndëve narkotike, por, policia greke ka të dhëna që ky shqiptar financon edhe parti politike në Tiranë, për të garantuar pushtet në “biznesin” e trafikimit të drogës, dhe imunitet ligjor. Ngarkesa e fundit e lëndëve narkotike të këtij grupi trafikantësh shqiptaro-grek, që u kap nga policia greke e antidrogës DEA, ishte në Agjiu Sosti të ishullit grek Zaqintho, para disa ditësh, ku u kapën 678 kg drogë, e cila kishte mbërritur në ishullin grek të Zaqinthos nga Shqipëria me skafe shumë të fuqishme. Në këtë operacion antidrogë u arrestuan nga policia greke 15 veta, 12 grekë dhe 3 shqiptarë. Sipas policisë greke, kjo sasi e madhe droge do të dërgohej në Oslo të Norvegjisë me anë të transportit ndërkombëtar nga kompania greko-shqiptare e transportit ndërkombëtar të mallrave. Po sipas policisë greke, ky rast i trafikimit të lëndëve narkotike nga ky grup kriminal lidhet edhe me arrestimet në dhjetor 2015 të grupit greko-shqiptar që sillte kokainë nga Holanda në Greqi me maune që transportonin ilaçe. Ajo ngarkesë kokaine në dhjetor u gjet në portin e Patrës.
Sigal

A do të kërkojë prokuroria shqiptare të dhënat për trafikantin shqiptar?

Policia greke i ka dërguar, nëpërmjet INTERPOL policisë shqiptare të dhënat për shqiptarin që kërkohet si anëtar i grupit ndërkombëtar të trafikimit të drogës. Problemi është, nëse pala shqiptare do të bashkëpunojë me DEA greke? Meqë i kërkuari shqiptar, sipas policisë greke, është person që financon edhe parti politike në Shqipëri (natyrisht parti politike që ka peshë në vendimmarrje politike) pyetja që lind është: – A do të bashkëpunojë shteti shqiptar që personi shqiptar, që kërkon policia greke për trafikim ndërkombëtar të drogës të arrestohet?
Më tej:
– A do të hetojë prokuroria shqiptare dyshimet e DEA greke, Policia greke e Antidrogës që ky person shqiptar, që jeton në Tiranë, por drejton trafikimin ndërkombëtar të drogës financon me paratë e krimit parti politike në Shqipëri??? Policia greke i ka të dhënat e plota. Por, a do të veprojë prokuroria shqiptare të hetojë, se cila parti politike në Tiranë financohet nga trafikantë ndërkombëtarë të drogës???
Por, në kanalin televiziv grek “E” prezantuesi i lajmeve Niko Evangjelatos thotë që dërgesën e drogës nga Shqipëria që u kap në Zaqintho e drejton një deputet shqiptar që është 42 vjeç. Por për shkak të hetimeve ende nuk bëhen publike shumë nga faktet për këtë ngjarje. Madje Evangjelatos pohon se, deputeti që drejton trafikun e drogës është deputet socialist 42 vjeç
ky fakt shumë i rëndësishëm dhe u tha në lajme të tv greke “E”.