Denoncimi i kreut të ZMK-së, Goxhaj: Rilindja e Shëndetësisë rrit çmimet e barnave

    517
    Sigal

    300 ditët e Shëndetësisë: Importi i barnave nga Kosova dhe rritja e çmimit të tyre

    Çmimi i barnave është rritur më shumë se kur ishte në fuqi TVSH-ja për to. Me gjithë premtimet populiste për uljen e çmimeve të barnave, në prill të këtij viti, me të paktën 10 %, realiteti është një shuplakë i hidhur për ministrin Beqja. Por gjithsesi, Beqja reklamon suksesin e reformave të kryera nga ai dhe stafi i tij në 300 ditë, ndërsa janë qytetarët shqiptarë të cilët përballen çdo ditë me rritjen e çmimit të barnave, gjë që boshatis vetëm xhepat e tyre, se ministrit e ka “rrogën” e madhe dhe nuk e ndjen rritjen e çmimeve. Ata që po e pësojnë më së shumti nga kjo rritje abuzive e çmimeve të barnave janë pensionistët dhe të sëmurët kronikë.

    Fakt

    Edhe pse teorikisht qeveria reklamon uljen e çmimeve dhe heqjen e taksës së famshme të barnave, realiteti dëshmon krejt të kundërtën. Kështu kreu i ZMK-së, Altin Goxhaj ka denoncuar në rrjetin social facebook një foto të barit “Digoksine”, ku duket qartë që çmimi me TVSH ka qenë 504 lekë, ndërsa tani tregtohet me një çmim prej 783 lekësh. “Po pra… Ta gëzoni Rilindjen e shëndetësisë falas, ku do të hiqej TVSH-ja… Në 300 Ditë qeverisje hoqëm TVSH-në për barnat, ndërsa në 300 Netët qeverisje çmimet u rritën…  Ditën hiqej TVSH-ja, Natën rriteshin Çmimet! Ishte 504 Lekë, me heqjen e TVSH-së bëhet 783 Lekë!
    Po kështu janë rritur çmimet e disa dhjetëra barnave të tjera, çuditërisht këto janë dhe prodhim vendi…”, shkruan z. Goxhaj në facebook.

    Dëshmi të gjalla

    1. Një qytetare, e cila jetonte dhe punonte në Greqi, u habit ndërsa blinte në farmacitë shqiptare një flakon Tobradex (mjekim për sytë), e cila kushtonte 360 lekë, ose 2.6 euro, aq sa kushton dhe në vendin fqinj në Greqi. Ndërkohë që pensioni mesatar në Shqipëri është 100 euro, ndërsa në Greqi është 600 euro, ky bar shitet me të njëtin çmim si këtu te ne. Qytetarët shqiptarë e blejnë këtë bar 6 herë më shtrenjtë se grekët, po të krahasojmë nivelin e jetesës.

    2. Tamoxifen (mjekim për gratë e prekura nga kanceri i gjirit), terapi që vazhdon 5 vjet. Me çmimet e Greqisë do të kushtonte 650 euro, ndërsa me çmimet e Shqipërisë më shume se 3000 euro. Ndërsa është premtuar që sëmundjet kancerogjene do të trajtohen falas, porse kushton shumë të vdesësh në Shqipëri.

    Origjina e barnave të importuara

    Tenderat e barnave, rregullat e reja të ministrit Beqja kanë futur në kaos sistemin farmaceutik. Heqja e autorizimit të prodhuesit dhe e vërtetimit të regjistrimit të barnave, është kundërshtuar nga specialistë farmaceutikë që më herët, pasi sipas tyre, rritej mundësia që biznese të ndryshme të sillnin barna të pakontrolluara, që mund të jenë të pasigurta dhe mund t’i sjellë kushdo. Mësohet se një nga kompanitë që kanë marrë leje importi nga ministri Beqja (dhe që ka “fituar” lote të rëndësishme të tenderit të barnave), jo vetëm për barna të paregjistruara, por dhe për barna të regjistruara që përbën shkelje flagrante të Ligjit të Barnave (i cili është akoma në fuqi), ka sjellë barna me origjinë nga Kosova.

    Origjina e barnave

    Ajo çka është përfolur shumë nga përfaqësuesit e kompanisë farmaceutike është origjina e barit dhe frika se mos kjo origjinë nuk përputhet me ato çka përcakton ligji aktual në fuqi (ndaj ishte domosdoshmëri ndryshimi i ligjit). Po ti referohemi ligjit akoma në fuqi të barnave aty përcaktohet saktë gjeografia e barnave që duhet të qarkullojnë në vendin tonë, në pikën 2 të nenit 13 të ligjit Nr 9323, datë 25.11.2004 ku thuhet: “QKKB pranon për regjistrim: a) barnat e prodhuara në vendin tonë, si dhe barnat e regjistruara dhe që qarkullojnë në njërin nga vendet e Bashkimit Evropian, Zvicër, SHBA. Kanada, Japoni, Australi; b) barnat e prodhuara në vendet e Ballkanit, vetëm kur janë të regjistruara dhe qarkullojnë në vendin e tyre prej jo më pak se 3 vjetësh”. Ndërsa citohet ligji kuptohet gjithashtu që Kosova nuk është destinacion për importin e barnave. Ndërsa janë një sërë barnash të cilat qarkullojnë në treg, falë kompanisë që Beqja e ka favorizuar me leje importi dhe lote tenderash. Ndërsa këto barna tregtohen në farmacitë tona, sipas burimeve të sigurta, ato nuk shoqërohen nga ndonjë dokument që vërteton origjinën nga kanë ardhur, apo certifikate analize. Kjo situatë të ve përballë pyetjeve të tilla si; Cilat  kanë qene kushtet e ruajtjes dhe të transportit? Kush është përgjegjës për cilësinë? Mbi çfarë baze e ka dhënë QKKB lejen e përdorimit? A janë barna të vërteta apo..?

    Lista e barnave me origjinë nga Kosova

    Emri barit Sasia copë
    ALTUZAN 37
    MABTERA 19
    MABTERA 1
    MABTERA 9
    MABTERA 31
    MABTERA 72
    MABTERA 6
    MABTERA 4
    VELCADE 8
    VELCADE 32
    VELCADE 60
    HERCEPTINE 205
    HERCEPTINE 25
    HERCEPTINE 79
    HERCEPTINE 8
    HERCEPTINE 5
    HERCEPTINE 1
    HERCEPTINE 1
    KABIVEN 176
    KABIVEN 3
    KABIVEN 256
    KABIVEN 180
    EMPRIL 23
    TARCEVA 10
    IZOFLURAN 120
    OXAFAR 420
    OXAFAR 300