Denigrimi i ushtarakëve nga Sigurimet Shoqërore

    399
    Ne anëtarët e Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë – dega Vlorë (SHKURSH), solidarizohemi dhe mbështesim fuqimisht denoncimin që bëjnë krerët e dy shoqatave ushtarake, presidenti AKUSH z. Kujtim Çako e presidenti SHKURSH z. Thoma Konduri, ndaj Institutit të Sigurimeve Shoqërore për “grabitjen” të pensionit që po na bëhet ne ushtarakëve në rezervë qysh nga qeveria e mëparshme e djathte. Në këto 25 vjet demokraci ne ushtarakët kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi misionarë e mbështetës të përkushtuar të proceseve demokratike. Ishte mbështetja që ne u bëmë hapur proceseve demokratike qysh në fillim e që krijuam mjedise për nisjen e proceseve të reja demokratike deri edhe për ngritjen e dy gishtave nga Saliu me salinjtë e tij në gjithë vendin. Para dy vjetësh kryetari i maxhorancës së re dhe kryeministri i vendit, Edi Rama na premtoi se vendimi i parë që do të bëhej për shtresën e ushtarakëve do të ishte anullimi i ligjit Nr. 10367, 23/12/2010, që me efektet e veta negative na ulte pensionin deri në nivele minimale dhe kthente shumicën prej nesh në debitorë ndaj shtetit. Ja ku jemi pas dy vjetësh e ne gjendemi përsëri si më parë. U kryen zgjedhjet e reja vendore dhe ne përsëri si misionarë synuam që ato të shkojnë sa më mirë, të ishin sa më të lira dhe demokratike, pa eksese dhe akte të dhunshme, që vendi ynë të ketë qetësi e prosperitet dhe që të bashkohet me familjen europiane.
    Nëpërkëmbja e ushtarakëve
    Megjithëse jemi te organizuar, kerkesat tona nga strukturat përgjegjëse të shtetit nuk po shohin mirëkuptim dhe as ka minumim përpjekjesh prej tyre që të dialogojnë me ne dhe të gjejnë zgjidhjen e përshtatshme. Ne nuk kushtëzojmë askënd, asnjë forcë politike të pozitës dhe të opozitës, ndonëse numri ynë, së bashku me familjarët tanë, përbën një përqindje të konsiderueshme të votuesve jo vetëm në qytetin tonë por edhe në shkallë republike. Përsëri e përsëri me kulturë e qytetari po tregohemi gjithnjë të përmbajtur, ndonëse të nënvlerësuar, të nëpërkëmbur deri në dhimbje. Shpresa se dhe për ne do të ketë drejtësi është motivi që na bën të mendojmë se kalvari i padrejtësive do të ketë një fund. Fryti më i mirë i drejtësisë, thoshte një filozof i lashtë grek -është qetësia e shpirtit. Janë të pashpjegueshme qëndrimet e qeverive ndaj shtresës tonë të ushtarakëve. Berisha në diskutime për çështje të ushtarakëve thoshte: “Ç’kan ba ushtarakët?…kupton ti apo jo?” Është njësoj si t’i themi “a do të ishte më mirë për ty si mjek të mjekoje pasojat e sëmundjes apo t’i parandaloje ato?”. Natyrisht që është më mirë që të parandalohen. Pra dhe ne ushtarakët me veprimet tona kemi parandaluar mundësitë që ndaj vendit tonë të kryheshin konflikte dhe vendi ynë të konsiderohej i paprekshëm. Por si kundër thotë populli ai që është i shtrembër të shtrembër e ka dhe hijen ndaj dhe ligjet e vlerësimet për ne ky personazh i kish të shtrembra. Pak a shumë vlerësimet e qeverive të majta kanë qenë sa për të na mbajtur votues të tyre dhe nuk kanë këmbëngulur për zbatimin e statusit te miratuar me konsensus. Ne shpresojmë se qeveria Rilindja do të vlerësojë seriozisht kërkesat tona të shprehura qartë në gazetën “Telegraf” më 18 qershor 2015. Nuk besoj se ne do të cytemi të ndërmarrim veprime të mëtejshme brenda kuadrit ligjor të shtetit demokratik, por dhe nuk do të rrimë duarkryq teksa do tës hoqim se kërkesat tona legjitime do të vazhdojnë të shkelen nga struktura shtetërore. (Fuat Sinani, Kryetar i SHKURSH, dega Vlorë)
    Sigal