Denar Biba, në takimin me Shoqatën Botërore Zgjedhore: Asnjë shtet në botë nuk e instalon dot votimin elektronik për 5 muaj

440
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kryejë një studim fizibiliteti për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje dhe për këtë nënshkroi një memorandum me Shoqatës Botërore të Organeve Zgjedhore. Kryetari i KQZ, Denar Biba, tha se projektet ë tilla kërkojnë kohë deri në dy vjet dhe përdorimin me patjetër të projekteve pilot përpara se të shtrihet në shkallë vendi. Sipas kreut të KQZ, zotit Denar Biba, “Vendosëm ta bënim publike këtë nënshkrim memorandumi me Shoqatën Botërore të Trupave Zgjedhore, e cila do të na insistojë në realizimin e një studimi në lidhje me fizibilitetin e teknologjisë në zgjedhje. Projekte të tilla kërkojnë kohë dhe kërkojnë pilotim paraprak përpara se të realizohen në shkallë të gjerë, minimalisht 20 muaj deri në dy vjet”. Lidhur me votimin elektronik, të cilin e kërkon me ngulm partia demokratike, Biba tha se nuk ka asnjë vend që ta ketë implementuar brenda 5 muajve. më tej, kreu i KQZ, theksoi: “Unë do të doja, që dikush nga ju të më thoshte e ke gabim. Nuk njoh ndonjë vend, që ta ketë bërë në 5 muaj implementimin teknologjisë së zgjedhjeve në vendin e vet”.
Sigal