Demokracia e brishtë shqiptare në duart e tranzicionit të egër të kohës

    416
    Demokracia e brishtë shqiptare, në një kohë tranzicioni të ngarkuar e problematik, ka shfaqur tepër defekte, por një prej tyre që është më tepër delikate dhe më e rëndë dhe që ka mbetur si plagë për shoqërinë tonë është dhuna ndaj femrës. Jo vetëm se vendi ynë shquhet si maskilist dhe konservator, ku burri është i parë për të gjitha, siç thotë populli “vet zot e vet shkop” por edhe për shkak defekteve serioze të ligjeve. Ky është një dimension i egër dhe një fakt që duhet parandaluar me çdo kusht, sepse pavarësisht fjalëve që thuhen se femra po barazohet në shoqëri dhe po respektohet çdo ditë e me shumë asgjë nga këto nuk është e vërtetë. kohët e fundit janë bërë si “tendencë” në vendin tonë dhuna ndaj gruas, rrahjet keqtrajtimet e deri edhe te përdhunimet e përditshme. Këto kohë ku duket se qeveria po “ikën në drejtim të paditur”, krimi po punon me kohë të plotë dhe pa pengesë,ku në veçanti krimi ndaj gruas po merr përmasa tepër serioze dhe kërcënuese. Vetëm gjatë ditëve të fundit dhuna nga femrës dhe përdhunimet kanë shënuar një numër tepër të lartë denoncimesh alarmante. Vendi ynë vazhdon të ketë tregues të lartë shifrash për dhunën edhe pse u miratuan ligje për zhdukjen e saj. Sipas psikologëve kjo vjen për shkak të vakumit të krijuar ligjor, e gjendjes së dobët ekonomike dhe stresit që krijohet si pasojë e këtyre faktorëve. Dhuna ndaj grave evidentohet në shumë forma, duke nisur që nga mjediset e shtëpisë,në zyrat e punës, në joshjet dhe ngacmimet seksuale e deri tek përdhunimi e duke përfunduar tek vrasjet. Nuk ka natë që nuk dëgjojmë ose lexojmë raste të tilla që përshkruajnë se si dhunohen femrat në mënyrën më të keqe të mundshme. Një pjesë e burrave e konsiderojnë femrën si një mall që mund ta përdorin në mënyrën që ata duan, duke shkaktuar kështu një dhunë tepër të egër ndaj saj. Është një botë e egër që i bën meshkujt të mendojnë se ata duhet të jenë sundimtarët e vetëm dhe duan sundimin absolut edhe mbi femrën. Me ligjet e reja që janë vendosur së fundmi në Kodin Penal dhuna në familje dënohet nga 1-5 vjet burg. Këto ndryshime u bënë për vetë faktin se raste të tilla po shtoheshin së tepërmi dhe se kjo dhunë duhet të dënohet me çdo kusht. Në këtë raport ne i referohemi dhunës në familje si dhunë që ushtrohet nga partnerët më të afërt dhe anëtarët e tjerë të familjes, dhe që manifestohet nëpërmjet: Abuzimit fizik si shpulla, rrahje, përdredhje krahësh, goditje me thikë, mbytje, djegie, shkelmime, kërcënime me armë dhe vrasje. Këtu përfshihen gjithashtu edhe praktika tradicionale të dëmshme për gratë si ajo e kalimit të pasurisë së një të veje si dhe martesa e saj me vëllain e burrit të vdekur. Abuzimit seksual si seks i detyruar me kërcënime, me forcë fizike dhe poshtërim, detyrim për akte seksuale të padëshiruara apo detyrim për të bërë seks me të tjerë. Abuzimit psikologjik që përfshin sjellje që synojnë poshtërimin. Këto bëhen nëpërmjet kërcënimeve, braktisjes, mbylljes në shtëpi, kërcënimeve se do t’i merret kujdestaria e fëmijëve, shkatërrimit të objekteve, izolimit, agresionit verbal dhe poshtërimit. Abuzimit ekonomik që përfshin akte si mohimi i fondeve, refuzimi për të kontribuar financiarisht, mohimi i ushqimit dhe i nevojave themelore si dhe kontrolli i përfitimit të kujdesit shëndetësor dhe punësimit.
    Sigal