Demir Pojani:Pas revoltës më dënuar 3 herë me 25 vjet burg

    1048
    Sigal

    INTERVISTA/  Flet ish i persekutuari politik, Demir Pojani

    Një ndër revoltat më të komentuara në gjithë historinë e regjimit komunist, ndoshta e vetmja në llojin e vet, është ajo e Spaçit. Revolta ka nisur në orët e para të mëngjesit të 21 majit 1973 dhe ka përfunduar paraditen e 24 majit, kur është shtypur përdhunshëm nga forcat e sigurisë, mbas mëse tre ditësh. Mënyra se si u shtyp kjo revoltë komentohet ende dhe sot. Një ndër udhëheqësit kryesor të kësaj revolte ka qenë dhe Demir Pojani. Tregimet e tij janë rrëqethëse, të pabesueshme, deri në kufijtë e ëndrrës. Kur e dëgjon nuk mund t’i besosh ato vuajtje dhe ato përballje me shtetin.

     Ju mbaheni një ndër protagonistët e revoltës së Spaçit, çfarë ishte kjo revoltë?

     Pse keni qenë të persekutuar?

     Unë jam nga Pojani i Korçës dhe dajat e mi janë vrarë nga Enver Hoxha. I vrau pasi ata nuk e donin komunizmin, ishin shumë fetarë dhe nuk e pranonin doktrinën komuniste të shtetëzimit. Pra, nuk donin çdo gjë komuniste. Sa herë shkoja në shtëpi e gjeja nënën duke qarë. Ajo qante vëllezërit e saj. Sa dhimbje ndjeja, shumë dhimbje dhe s’dija sa e si t’ja lehtësoja këtë dhimbje. Vëllezërit e saj Bexhet Agolli dhe Enver  Agolli ,të cilët kishin studiuar jashtë Enveri ua mori jetën në vitin  1943 duke mbrojtur Teqenë e Velçanit, ku ka qenë dhe daja i nënës time. Pra, që në atë kohë  ne na u grumbullua një urrejtje e natyrshme, por jo patologjike.

     Po ju kur ju dënuan dhe pse të dënuan?

    Më dënuan  për agjitacion dhe propagandë në Elbasan, ku punoja si elektricist. Ishte vitit 1971, muaji tetor. Në atë kohë të punoje si elektricist ishte shumë e vështirë, pasi mungonin shumë mjete të sigurisë teknike. S’kishte shumë njohuri në atë fushë pas prishjes me Rusinë dhe vendet e tjera. Para meje ter shokë, elektricistë kishin vdekur pasi kishin rënë në tension. Ishte shumë punë me shumë rrezik. Unë aty flisja me shokët për kolektivizimin që po na çon në varfëri, se harroja të kaluarën e dajove të mi. Kështu më arrestuan dhe më futën në burg për agjitacion dhe propagandë më thanë se je nipi i Bexhet Agollit, Enver Agollit,  jam dhe nip nga babai i Baba Zylfo Mullait që i masakruan Teqenë në kohën e luftës, pasi ishte me Ballin Kombëtar. Këto ishin akuzat dhe fill më çuan në Spaç. Tashmë dihet burgu famëkeq i Spaçit.

    Sa ju dënuan?

    Plot 25 vjet. E kupton çdo të thotë 25 vjet, sa nuk i numëron dot.

     Çfarë ke parë aty në Spaç?

    Ngjarje nga më makabret se si policët qëllonin të pafajshmit, i bënin copë me shkop dhe i trajtonin si kafshë. Sa shkova pashë se si tre policë keqtrajtonin njërin. Edhe më vonë shikonim ngjarje të tilla. Kështu filloi  21 Mars 1973 revolta e burgut të Spaçit. Ne nisëm ngritjen e flamurit pa njollë, pra pa yllin, duke i larguar të gjithë policët dhe ushtarët nga burgu. Mbasi ngritëm flamurin zhveshëm të gjitha stendat. Menjëherë u gjendëm të rrethuar nga jashtë nga 1200 sampistë të Enverit, pas tyre 4500 forca ushtarake të Korpusit të Burrelit. Kishim vetëm një shpresë që ishahlla del në protesta populli dhe na përkrah. Por jo regjimi ishte i fortë.

     Sa të burgosur ishit?

    Afërsisht 600 të burgosur. Pas tre ditësh negociatash ne pasi e pamë që se hanim dot pasi ishim dhe pa ushqim, vendosëm të hapnim dyert. Unë si ndër kryesorët e këtij rebelimi më thirrën që të bisedoja në telefon me Feçor Shehun. Unë i thashë ç’është ky keqtrajtim që u bëhet këtyre njerëzve? A janë të gjithë shqiptarë? A janë të gjithë bijë nënash? Le ta vuajmë dënimin, por dhe jo të keqtrajtohemi si kafshë. Do ta jap unë përgjigjen më tha, por do të presësh edhe pak. Më çuan në hetuesi në Tiranë. Ai ishte një presion psikologjik i paparë.

    Sa vetë u vranë në atë revoltë?

    U vranë katër vetë nga shokët tanë. Ishin momente të vështira.

     Të erdhi përgjigja?

    Më erdhi, por jo atë ditë. Më erdhi kur më nxorën prapë në gjyq dhe në fillim më dënuan me vdekje pastaj e zbutën duke më dënuar 4 herë me nga 25 vjet burg. Këtë herë përveç akuzave të mëparshme më akuzuan edhe për goditje ndaj policisë, rebelim, dëmtim të pronës, etj.. Unë kisha deklaruar që nis do më godasin policët unë do reagoj, do të qëlloj, do të bëhem i pamëshirshëm. Jetën na e ka dhënë zoti dhe unë kam lindur njeri i lirë. Kjo ishte përgjigja që u jepja gjithmonë policave. Po më prekët do keni probleme. Dhe vërtet mua më trajtonin ndryshe nga të burgosurit e tjerë, pasi unë u kthehesha policëve. Shumë herë në raste të veçanta mua më mbanin të lidhur në kupolë, sa herë kishte ngjarje, sa herë zihesha, sa herë kundërshtoja… Kurrë mua nuk më kanë thirr nëpër zyra. Kurrë nuk kam bërë ballafaqime në zyra, pasi e dinin se po të më nxehnin do të reagoja.

    Sa vite burg bëre?

    Bëra plot 21 vjet burg. Pra u burgosa në tetor 1971 dhe u lirova në 17 Janar të vitit 1991.

    Cili ishte meraku yt?

    Të gjeja nënë gjallë. E kupton, se betim ajo më jepte kurajo. Kur unë isha në burg në ditët e para të demokracisë ajo hyri në grevë urie për të më liruar, ndrysa unë kur u lirova kisha dhe frikën tjetër se kur të më shihte mos vdiste nga gëzimi. Eh, çfarë jete e vështirë, çfarë jete me sakrifica.

     Megjithë ato kushte të vështira si nuk ju dëmtua shëndeti?

    Kam ngel me broshit, por trupi u kalit, trupi u mësua, trupi krijoi imunitet ndaj të gjitha sëmundjeve, nuk thonë kot që vështirësitë të kalitin, të bëjnë më të fortë.

     A ju transferuan ndonjëherë?

    Po, disa kohë pas revoltës mua më çuan në Burrel. Aty nga Burreli u lirova.

     Kush ishte pjesa më delikate në burg?

    Gjumi, krevati fjetja. Pra, ne kishim një hapësirë prej 40 cm për të fjetur. Ne flinim si krehrit e fishekëve. Unë dhe sot fle në 40 cm vend se më është bërë refleks, më është bërë edukatë të fjeturi edhe sikur të kem krevatin e perandorit. Ne në shesh kishim 52 cm vend, por duke fjetur në krah aq vend zinte supi 40 cm për të fjetur.

    Sa ishte racioni i ushqimit?

    45 gr koloniale, ose makarona, ose oriz, ose fasule me 0.6 gram vaj,  dhe me 120 gr zarzavate si ishin  preshi dhe bathët të bëra si dru. Bukë kishim 600 gram në ditë. Por ajo s’ishte bukë, ishte gur, beton.

    Po si jetonit me atë ushqim?

    Ah, po të ishte për atë ushqim do vdisnim me kohë, por s’na linin të familjes. Nëna ime s’hante vetë dhe më sillte mua. Vinte nga ana e anës për të më sjellë ushqim. Nënë heroinë. Eh, ç’nuk bën nëna për fëmijën. Nëna ime u shtrembërua nga pesha. Kur më vinte ndonjëherë babai më thoshte, sa të kesh babën gjallë, do ushqehesh mirë, s’të ndahet baba ty. Baba i la nënës pensionin se vetë vdiq.