Sigal

Ajo është e njohur për format e saj “të nxehta”, të cilat e kanë çuar nga zona periferike e Wolverhampton deri në majat më të larta të Hollywood-it.

Fjala është për Demi Rose, e cila natyrisht është gjithmonë që të shfaqë format e saj sensacionale edhe nëse temperaturat janë disa gradë nën zero.

Natën e kaluar, Demi është fotografuar në rrugët e Londrës, duke u kthyer kështu pas një kohe të gjatë në shtëpi, pasi ishim mësuar ta shikonim vetëm në Ibiza, Portugali dhe Itali.

23-vjeçarja, ish-e dashura e reperit Tyga, dukej e mahnitshme në një fustan rozë me material latexi, i cili i ngjitej pas trupit.

Ndërsa mbante veshur një palë këpucë  të firmës “Yoox” që kushtojnë 1012 paund.