Deklarata e fortë e zyrtarit serb: 58 për qind e Kosovës është e Serbisë

568
“Në vazhdim të dialogut me Prishtinën, Beogradi do të insistojë të verifikojë çdo gjë që i takon pasurisë serbe në Kosovë. Kadastra thotë se 58 për qind e tokës së Kosovës është në pronësi serbe”. Kështu deklaroi Marko Gjuriç, transmeton Koha.net.
Sipas tij, zgjidhja e marrëdhënieve pronësore në Kosovës do të jetë njëri nga kushte kryesore të palës serbe në mënyrë që të arrihet normalizimi i gjithanshëm i marrëdhënieve me Prishtinën. Gjithnjë sipas tij, në vazhdim të dialogut të Brukselit, Beogradi do të kërkojë rishikimin e privatizimit në Kosovë e me këtë iniciativë zyrtarisht do t’i drejtohet UNMIK-ut e EULEX-it.
Gjuriç, duke folur për gazetën “novosti” të Beogardit, thotë se privatizimi në Kosovë është bërë pa i respektuar dispozitat e UNMIK-ut dhe pa pajtimin e bashkësisë serbe dhe të Serbisë. Kështu, sipas tij Serbia është dëmtuar me shuma të paçmueshme parash. Në kuadër të bisedimeve për pronën që i pret, Beogradi, në veçanti do të kërkojë në, siç thotë Gjuriç, në restituimin natyror të pasurisë kishtare, që do të thotë kthim të tokë së marrë manastireve e jo dëmshpërblim për të.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se “studimi i gjithanshëm për privatizimin në Kosovë thotë se më shumë se 900 ndërmarrje janë bërë me titullarë jo legalë dhe pa pëlqim të pronarëve të vërtetë dhe se e gjithë kjo, tha ai, është prezantuar në sesionin e fundit të dialogut të Brukselit
“Për kërkesat e veta Beogradi ka mbulesë me letra, sepse evidenca kadastrale thotë se 58 për qind e tokës në Kosovë është pronë serbe. Në pronën shtetërore e shoqërore është 29 për qind e saj, 14 për qind gjendet te subjektet ekonomike, ndërsa në pronën private e kishtare është 15 për qind e territorit të Kosovës”, ka thënë Gjuriç.
Sigal