“Dashuria ndjehet në ajër!” Çfarë iu kujton ambasada e SHBA shqiptarëve që duan një vizë për…

    53
    A e dinit që mund të merrni edhe vizë fejese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ambasada shkruan se kohëzgjatja e lënies së intervistës për të marrë një vizë të tillë mund të zgjasë deri në 9 muaj.
    Ambasada Amerikane i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të aplikojnë në kohë nëse duan të lënë intervistën.
    STATUSI I PLOTE
    “Dashuria ndjehet në ajër! Mund të zgjasë deri në nëntë muaj marrja e datës së intervistës për vizë fejese, ndaj planifikoni në kohë”, shkruan Ambasada Amerikane.