Dashuria është mirënjohje ndaj ekzistencës së vetë jetës

834
Lidhja ime me këngën fillon në moshë shumë të vogël. Këndonte pothuajse këngët e gjithë këngëtarëve pa dallim krahinash sepse i pëlqenin shumë. Mbase kjo ka bërë që edhe sot të vazhdojë të këndojë pa e ndjerë hendekun në mes krahinave. Duke parë pasionin e saj për këngën një mbështetje të veçantë i ka dhënë dhe familja në mënyrë të veçantë dy vëllezërit kitaristë. Fati i saj i mirë ishte që në shkollë ka patur mësuese muzike këngëtaren e mirënjohur Rakipe Karaj, që me shumë dashamirësi i ka mësuar hapat e para drejt skenës. Në këtë intervistë Mirela gjen rastin ta falënderoj nga zemra.
Si gjithmonë fillohet nga të rejat. Cila është kënga juaj e fundit?
Kënga ime e fundit titullohet “Shtëpia e nënës” e kompozuar nga klarinetisti i mirënjohur Spartak Kurteshi dhe teksti nga autori Armand Trebicka. Ishte një tekst që më tërhoqi shumë për faktin që nuk është trajtuar më parë.
Nga shumë vente kë do të veçosh në rrugëtimin tuaj?
Në eventet live kam disa bashkëpunime më këngëtarët e mirënjohur : Altin Shira, Altin Sulku, Artan Shabani, Besnik Shateli, Altin Ahmataj, Artur Ceku etj. Ndër të tjera mund te përmend bashkëpunimin me këngëtaren Greta Koçi në këngën me titull “Zbulo sekretin” e kompozuar nga kompozitori Genti Lako. “Nallonet do ti blej” është një tjetër bashkëpunim me këngëtarin Artur Çeku. Me tekst dhe kompozim nga Gëzim Neri.
Kompozitorët janë fati dhe shtylla e çdo këngëtari, me cilët prej tyre ke bashkëpunuar?
Deri tani bashkëpunuesit e këngëve të mia janë kompozitorët e mirënjohur, Adrian Hila, Gëzim Mneri, Arben Deda, Genti Lako, Edi Balili. Ndër këngët më të suksesshme mund të përmend “Çohen rosat pjesë e tabanit shqiptar”, “Zemra ime je veç ti”, “Shtëpia e nënës” etj. Ndërsa tekst shkruesit janë, Gëzim Mneri, Armand Trebicka, Majlinda Deda.
Sigurisht pjesë e këngës janë dhe veshjet. Si i përzgjidhini ato?
Veshjet zakonisht i zgjedh sipas eventit ku marr pjesë dmth përveç veshjes së zakonshme (fustaneve) kam përdorur dhe veshje me motive kombëtare.
Duke pasur parasysh profesionin kam një repertor të pasur artistik shumë të ngjeshur të trevave të ndryshme.
Të ndalemi tek kënga hit?
Për sa i takon këngës hit ajo mbetet relative. P.sh në veri pëlqehet shumë kënga “Hajde lule”e orkestruar nga kompozitori Adrian Hila, ndërsa në Shqipërinë e mesme në çdo event live pëlqehet kënga “Zemra ime je veç ti” ndërsa për mua mbetet kënga “Shtëpia e nënës” me tekst të Armand Trebickës dhe kompozim të Spartak Kurteshit. Në Festivalin e Këngës Moderne Shqipëtare, të realizuar nga televizioni Musical TV, kam prezantuar fillimisht me një intervistë të shkurtër, këngën të cilën do të performoja në skenë. Kjo këngë ishte “Shtëpia e nënës”, me të cilën mendoj se jam prezantuar denjësisht duke patur parasysh tekstin, muzikën dhe performancën skenike.
Albumet ëndërr e çdo këngëtareje…
Në axhendën e këngëve të mia kam disa video dhe albumin me titull “Vika Deti” të Shtëpisë Diskografike “Euro Star” në bashkëpunim me kompozitorin e mirënjohur Adi Hila.
Në cilat organizime muzike jeni më e pranishme?
Kryesisht marr pjese vetëm në eventet e organizuara festive dhe gëzime familjare.
Në sa vende të botës keni dhënë koncerte dhe ku jeni ndjerë më mirë?
Jam ftuar në shumë vende të botës për koncerte dhe gëzime të ndryshme por për arsye familjare nuk kam mundur të largohem dhe jam mjaftuar me kërkesat brenda në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Në të ardhmen e afërt do ta shikoj mundësinë edhe për më gjerë. Për sa i takon pyetjes:Ku jam ndier më mirë? Nuk bëj dot dallime, kudo ku kam qenë jam ndier shumë mirë.
Një jetë e ngjeshur me aktivitete, kush të ka ndenjur më afër?
Jeta është një fushë betejë një udhëkryq, një rrugë e pa shkelur e mbushur me të papriturat e saj herë te këndshme dhe herë jo, kush më mirë se prindërit do të gjendeshin më afër për të treguar rrugën më të vërtetë më pozitive. Janë ato që kërkojnë që unë të jem mbi gjithçka tjetër, që me dashurinë e tyre më bëjnë të ndjehem kalorëse në fushë.
Cilat janë problemet e femrës shqiptare sot?
Papunësia, pengesa për tu arsimuar, maskilizmi janë disa nga faktorët kryesorë që për pasojë sjellin gjendjen e dobët ekonomike dhe nivelin e ulët të formimit dhe konceptimit të problemeve nga e cila buron dhe dhuna familjare. Është ende një problem i hapur që kërkon diskutime të vazhdueshme.
Shoqëria shqiptare është maskiliste?
Pothuajse në çdo aspekt nga më elementaret deri tek më të ndërlikuarat. Në biseda në fusha të ndryshme profesionesh apo dhe në familje gjithmonë kërkojnë të vendosin vetë, të dëgjohen, të jenë sundues pavarësisht kanë apo jo të drejtë.. .
Jenisupersticioze?
Jo, supersticioze nuk jam.
Jeni xheloze në profesionin tuaj?
Xhelozia në profesion sigurisht qëndron tek të dy palët, meshkujt dhe femrat. Këngëtaret janë kërkuese ndaj vetes për të nxjerre më në pah të gjitha aftësitë e nevojshme për një menaxhim pune të kompletuar. Mendoj që më e shprehur, më e theksuar xhelozia profesionale mbetet tek femrat.
Ku do ti kaloni pushimet verore?
Për shkak të angazhimeve të mia profesionale pushimet do ti kaloj këtu në Shqipëri duke marr aq kohë sa më mbetet nga aktivitetet. Dhe këto do ti kryej me alternime me njëra-tjetrën. Dmth herë punë dhe herë pushime.
Rrobat e plazhit, syzet, e preferuara?
Nuk jam shumë e fiksuar pas markave të ndryshme, mjafton të ndjehem komode. Më pëlqen e bukura, bikinit janë rrobat e banjës që preferoj më shumë të shoqëruara hera herës pa e tepruar me aksesorë të ndryshëm si, kapele, etj. Syzet i preferoj të thjeshta dhe praktike. Mjafton që t’më shkojnë dhe jam ok.
Ushqimi i preferuar?
Në përgjithësi preferoj ushqimet e lehta dhe si e tillë më pëlqejnë sallatat e ndryshme dhe peshku. Aspak prodhimet e tjera të detit.
Një përkufizim për dashurinë?
Përkufizimi i dashurisë është një koncept i gjerë i fjalës. Dashuria është afeksioni që kemi ndaj familjes në mënyrë të veçantë ndaj prindërve, punës, natyrës, është gjendje shpirtërore. Është ura lidhëse ndërmjet dy shpirtrave binjakë. Dashuria është mirënjohje ndaj ekzistencës së vetë jetës.
Kur ndiheni më mirë kur ju thonë jeni e bukur, apo këndoni bukur?
Në të dyja rastet më bën të ndjehem shumë mirë kur marr vlerësime pozitive, si ndaj paraqitjes fizike ashtu dhe ndaj të kënduarit. Janë vlerësime që më bëjnë të ndjehem mirë shpirtërisht dhe psikologjikisht. Sigurisht vlerësimi nga ana profesionale më lumturon më shumë.
Sigal