DAR-i i Delvinës i detyron mësuesit të paguajnë dy herë faturat e OSHEE-së, ndryshe i zbon nga puna

    371
    Sigal

    Dita e djeshme në Delvinë ka shkatuar një nga situatat më të vështira pas vitit 1997:mbi 100 mësues janë detyruar të lenë proçesin mësimor dhe të paraqiten para zyrës së OSHEE në Delvinë, pas një urdhëri të lëshuar nga përgjegjsiDAR-it të Delvinës se po nuk shlyen detyrimit deri në orën 12 të ditës së enjte, do të largohen nga puna.Mësuesit të çuditur e të alarmuar kanë kënë mësimin dhe me librezat e pagesës së energjisë së konsumuar janë paraqitur pranë OSSHE.Përgjigja është se janë në system dhe duhet rishlyer deri sa shteti të verifikojë se ku janë lekët e paguara.Mësuasat(ajka e inteligjencës ) kanë mbetur të shokuar, ndërkohë që janë përballur me harbutërinë e drejtuesve të zyrës arsimore se duhet të ripaguajën paratë patjetër.Mësuesat kanë shprehur në revoltë se në këtë shtet i pafajshmi  deklarohet i fajshëm, dhe kjo lajthitje e shtetit po bie mbi kuriz të tyre për një presion elektoral të caktuar.Disa mësuesëi kanë paguar përsëdyti dhe janë përshëndetur nga kreu i arsimit, duke vërtetuar kështu  hapur se po mblidhen lekë për financim elektoral. Paguesit e përsëdytur u pajisën me vërtetim nga OSSHE dhe nuk rezikojnë largimin nga puna, ndërkohë që mësuesat e mbetur duhet që deri sot të ripaguajnë.Punonjësit e arsimit u përballëndje në Delvinë me harbutërinë e këtyre punonjësve të shpërndarjes së energjisë elektrike.Ndërkohë, që dy ditë më parë komuna Mesopotam ka bërë një ankesë zyrtare për mos korektësinë e OSHEE-së.Por lidhur me ngjarjen e djeshme,që pritet të evolojë ditën sot me protesta, shënohet edhe fakti se mësuesat i janë drejtuar deputetit Andrea Marto, i cili u ka deklaruar se në rast se kanë dokumente shtetërore që vërtetojnë pagesën e energjisë elektrike, askush të mos paguajë dy herë.Por përgjegjësi i zyrës arsimore u është përgjigjur se ta provojë deri nesër kush të dojë që të mos paguajë dhe të vijë të marrërrogën.Situata është tepër e vështirë.Mësuesat thonë në konfidencë për gazetën”Telegraf” se po na përdorin me dhunë për fushatën elektorale, duke mbledhur mjete financiare.Por bashkë me mësuesat është edhe komuniteti, ku ditët e fundit inspektorët e KESH janë vërsulur si të babëzitur ndaj qytetarëve, dhe këta qytetarë do t’i bashkohen revoltës popullore ditën e sotme.Vetëm në Krane është bërë batërsia tek qytetarë të pafajshëm dhe korrektë, ndërkohë që debitorët me disa miliona janë lënë të qetë pas pagesës nën dorë të një sasie të vogël lekësh.Një nga këta, Thoma Kranjotis, thotë se ka dokumente që ka paguar energjinë dhe i vjen fatura përsëri mbi 40 mijë lekë të reja.Por çudia ndodh, thotë Thomai, se në shtëpinë ku nuk jetoj prej pesë vitesh dhe kërkoj të vendoset sahati prej pesë vitesh dhe nuk është vendosur akoma, më ka ardhur fatura e kripur  me numër rregjistruesi të sahatit.Ka llogjikë ta shpjegojë?

    Agron MEMA