Dalin 59 emrat e fazës së dytë tek Shkolla e Magjistraturës, ja procedurat për shpalljen e fituesve

    429
    Sigal

    ZYRTARE/Tetë vende vakante për gjyqtarë do të jenë për vitin e ri në Shkollën e Magjistraturës

    Shkolla e Magjistraturës ka shpallur fituesit e fazës së dytë të konkursit që është zhvilluar në datë 19 shtator 2012. Janë 59 emra që janë shpallur fitues nga kjo fazë e dytë e konkurrimit. Nga këta 59 emra të shpallur vetëm tetë prej tyre do të  kenë fatin që të shpallen fitues për të ndjekur studimet për vitin e ri akademik për shkollën  e Magjistraturës. Sipas informacioneve të marrë nga gazeta “Telegraf” pranë shkollës së Magjistraturës janë vetëm tetë vende vakante që do të ndjekin studimet. Këto tetë vende këtë vit do të jenë vetëm për gjyqtarë dhe nuk ka asnjë vend bosh për Prokurorë. Po ashtu burime pranë kësaj shkollë kanë bërë të ditur se nuk ka një ende një datë të saktë për shpalljen e fituesve përfundimtarë.

    Kriteret për t’u bërë pjesë e Shkollës së Magjistraturës:

    -Të jetë diplomuar “Jurist” në një nga Fakultetet e Drejtësisë, Publike apo jo publike të akredituara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, brenda apo jashtë vendit; me programin minimal katër vjeçar ose pesë vjeçar, me diplomë DIND ose ekuivalente me të.

    -Të ketë notë mesatare mbi 8 (tetë).

    Të mos jetë i dënuar.

    -E drejta për të konkurruar në Shkollën e Magjistraturës i takon çdo studenti deri në tre herë. Studentët që kanë konkurruar një ose disa herë deri në vitin akademik 2010-2011, do të kenë edhe dy mundësi të tjera konkurrimi .

    -Studentët duhet të paraqesin dëshmi të mbrojtjes së gjuhës angleze ose franceze mbi bazën e testeve njohura kombëtare të lëshuar nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, apo dëshmi/certifikata të mbrojtjes së gjuhës angleze mbi bazën e testeve ndërkombëtare të njohura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. (për referencë Udhëzimit nr 14, datë 28.03.2011 i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për njohjen e testimeve dhe certifikimeve për gjuhën angleze për programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë në institucionet e arsimit të lartë”.