Sigal

Policia vazhdon “çuditë” e saja. Këtë herë është Policia e Fierit e cila ‘ka zbuluar’ një person, banor i një fshati, i cili ishte bërë baba që në moshën 10-vjeçare.

“zbulimin” që me sa duket as vetë nuk e ka kuptuar ende që e ka bërë, Policia e Fierit e bënë prezent, kur “njofton” se “u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasin Z. P., vjeç 60, banuese në fshatin Shtyllas, pasi djali i tij, shtetasi D. P., vjeç 49, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij”.

Nga ky njoftim, po të kihet parasysh koha prej 9 muajsh që i është  dashur D. P., (djalit) të rritet në barkun e nënës së tij, atëherë i bie që ai të jetë “ngjizur” nga Z. P., (babai) që kur ishte 10 vjeç…

Komisariati i Policisë Fier

Image

Më datë 02. 09. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasin Z. P., vjeç 60, banuese në fshatin Shtyllas, pasi djali i tij, shtetasi D. P., vjeç 49, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Ligji Nr. 9669, datë 18. 12. 2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.