Ç’po ndodh me Juventusin? Zidane merr drejtimin e ekipit në fund të sezonit

407
Sigal

Chelsea mund të humbasë mundësinë për të rrëmbyer Zinedine Zidane, pasi strategu i njohur francez duket shumë i lidhur me një afrim të mundshëm te Juventusi në fund të sezonit. Ish-trajneri ie Real Madrid, ishte favorit për të zëvendësuar Sarrin në Londër, por duket se gjërat kanë ndryshuar.

Sipas “The Mirror”, Zidane do të refuzojë ofertën e Chelsea-t, për të marrë drejtimin e skuadrës së njohur italiane. Në mediat spanjolle dhe italiane ka pasur shpesh herë lajme të ndryshme për francezin, i cili duket shumë i lidhur me bardhezinjtë, pasi më parë ka qenë futbollist.

Eliminimi i mundshëm në Champions League pas humbjes së parë 2-0 ndaj Atleticos do të sillte shkarkimin e Allegrit, i cili nuk po arrin që t’i sjellë “Zonjës së Vjetër” trofe në Europë. Italiani mund të largohet në Angli, atje ku Manchester United duket e gatshme për t’i bërë një ofertë konkrete. Mbetet të shohim çdo të ndodhë në javët në vijim, por Zidane duket gjithnjë e më pranë Juventusit.