Çmimi i lirë i naftës maqedonase shfrytëzohet nga shqiptarët

    407
    Rritja drastike e çmimit të naftës në vendin tonë, e cila ka shkuar në afro 190 lekë për litër, ka bërë që qytetarët shqiptarë t’i drejtohen Maqedonisë për furnizim me naftë, kjo sepse çmimi i një litri nafte në shtetin maqedonas shitet për vetëm 118 lekë për litër. Çmimi tepër i ulët i naftës në Maqedoni krahasuar me çmimin aktual në Shqipëri ka bërë që pikat doganore me Maqedoninë të përdoren për kalimin e shtetasve shqiptar në këtë shtet vetëm për të bërë furnizimin e automjeteve të tyre, por jo vetëm. Kjo sepse vetë qytetarët që bëjnë këtë rrugë një herë në disa ditë shprehen se ka raste që e tregtojnë brenda vendit, në momentin që kanë marrë serabtorë shtesë me naftë.

     Kjo problematikë është hasur në pikën kufitare të Bllatës, nga ku çdo ditë kalojnë drejtuesit e mjeteve nga Dibra (në territorin shqiptar) në drejtim të Dibrës së Madhe (në territorin maqedonas). E njëjta situatë ndodh edhe në pikat kufitare të Maqedonisë në Qaf Thanë dhe në Doganën e Tushemishtit, ku qytetarë pogradecarë vizitojnë Maqedoninë vetëm për furnizim e automjeteve me karburanteve apo dhe për blerje dhe tregtimin e saj më pas brenda qytetit të Pogradecit. Edhe pse kjo situatë nuk është e përditshme, shprehen qytetarët të cilët vizitojnë këtë shtet vetëm për tu furnizuar me karburant. Personat të cilët bëjnë këtë rrugë, thonë se në shumë raste vendosin në automjetet e tyre serbatorë shtesë, këta të fundit të fshehur në bagazhet e automjeteve për të marrë karburant mjaftueshëm edhe për të tregtuar më pas në vendin tonë me çmim më të lirë. 

    Pikat e karburantit në Maqedoni, që ndodhen në afërsi me Shqipërinë, shprehen se rreth 50 për qind të xhiros ditore e bëjnë drejtuesit e automjeteve shqiptarë. Kjo situatë ndodh edhe pse Dogana Maqedonase apo dhe ajo Shqiptare bën kontrolle të shpeshta për të kapur mjetet që përdorin serbatorë shtesë, si një mënyrë për të bërë kontrabandë, gjë e cila nuk ka ndodhur edhe pse rastet janë të shumta. Kontrolli dhe synimi i doganierëve dhe kontrolli i ushtruar nga ana e këtyre pikave doganore, ka pasur në fokusuar në faktin që këto lëvizje të shpeshta të mos bëhen shfrytëzohen, duke pajisur automjetet me serbatorë shtesë, të cilat i mbushin në Maqedoni dhe më pas i shfrytëzojnë për shitje në Shqipëri.
    Sigal