Çlirim Hoxha/ Akademia e Shkencave inkzistente. Gjuha shqipe dhe origjina e shqiptarëve duhen mbrojtur me fanatizëm

    649
    Sigal

    Origjina dhe gjuha e shqiptarëve ka mbetur në duart e fatit, Akademia e Shkencave, inkzistente. Të mos e duash vendin tënd vetëm në Shqipëri mund të gjesh mostra të tilla, që janë të mirët e botës dhe të keqtë e vendit të tyre. Të shpërndarë në 5 shtete, të përndjekur nga sllavët dhe grekët, të shtypur për 500 vjet nga turqit, të lakmuar disa herë nga italianët, të sunduar për 50 vjet nga komunistët shqiptarët nuk kanë mundur, nuk kanë ditur dhe nuk kanë dashur të bëjnë prokopi. Nuk kanë dashur të bëjnë prokopi për shkak të kokave të nxehta, të mendjeve individuale dhe të përçarjeve politiko-farefisnore, çka e ka detyruar botën të sillet me shqiptarët dhe ti trajtoi ata si tribu të zbritur nga malet. Ndërkohë, bota, fqinjët tanë kanë shfrytëzuar përçarjen farefisnore të shqiptarëve në shekuj, për të grabitur dhe falsifikuar origjinën dhe gjuhën e tyre, për të deformuar dhe fshehur të dhënat shkencore që flasin për origjinën e lashtë të shqiptarëve. Origjinë e pranuar nga shumë studiues të huaj me reputacion ndërkombëtar dhe e servirur në dhjetëra botime të përkthyera në shqip pas viteve ‘90. Grekët janë të parët në Ballkan që ndërmorën falsifikimin e gjithë historisë dhe mitologjisë pellazgo-ilire dhe të ndihmuar nga studiues të blerë përhapën anë e këndë botës, se qytetërimi antik i përket helenëve?! E gjithë mitologjia dhe historia e antikitetit pellazgo-ilir u fut në fabrikat e falsifikimit këto 200 vitet e fundit dhe u përhap anë e këndë institucioneve shkencore të botës dhe atyre universitare se antikiteti i përket helenëve?! Këtë të pavërtetë e mbrojtën me fanatizëm dhe vazhdojnë ta mbrojnë disa shkencëtar shqiptar që formimin e tyre akademik e kanë dhuratë nga koha e izolimit komunist. Komunizmi u mësoi atyre përuljen përpara akademive të falsifikuara greko-serbe mbi etnogjenezën e shqiptarëve në shekuj dhe këto të pavërteta u rrënjosën në bindjen e tyre se antikiteti u përket helenëve?! Sot këta akademik nuk lëvizin nga qëndrimet e tyre dhe kanë frikë të përballen me të vërtetat shkencore që bota rreth e rrotull na ka servirur këto 25 vitet e fundit. Akademia e Shkencave të Shqipërisë duhet të studionte thellë historinë dhe mitologjinë pellazgo-ilire dhe ta shkëpuste atë nga falsifikimet e ortodoksizmit greko- serb, por akademia jonë e shkencave është inekzistente në këtë drejtim, ose merret me tendencat e ndryshimit të gjuhës shqipe. A keni dëgjuar se ç’po bëjnë disa të ashtuquajtur profesor të këshillave akademike me gjuhën shqipe. Po i bëjnë qilizmë gjuhës sonë të bukur duke kërkuar ti heqin përdorimin e zanores “ë” nga shumë fjalë, çka do ta bënte shqipen një gjuhë të thatë dhe pa variacion. Ë-ja e pashquar dëshmohet, të paktën 3000 vjet më parë dhe përdorimi i saj në shumë fjalë të drejtshkrimit shqiptar nuk mund të ndal shqiptimin ose jo sipas dialekteve, por në të shkruar ajo nuk mund të zhduket për ti bërë qejfin njërit apo tjetrit, çka nënkupton dominimin krahinor dhe nuk i shërben bashkimit dhe pasurimit të gjuhës së njësuar. Si stërnipër të Homerit gjuhëtarët shqiptar duhet ta studiojnë gjuhën shqipe te burimi dhe jo te delta. Iliada dhe Odisea e Homerit na dëshmojnë se ajo histori, ato ngjarje dhe mite të kthyera në legjenda, duhen studiuar me vëmendje, pasi nuk kanë asgjë të përbashkët me helenët dhe gjuhën greke, veç falsifikimit që i është bërë dy shekujt e fundit. Shumë harta të vjetra të Mesdheut të botuara apo paraqitura në rrjetet sociale na tregojnë se Greqia nuk ka ekzistuar kurrë si shtet apo mbretëri gjatë antikitetit. Shumë studiues të huaj na kanë treguar vitet e fundit disa të vërteta në lidhje me paraqitjen fizike dhe politike të Europës, ku Iliria pellazge dominon të gjitha Mesdheun dhe Greqia apo Serbia nuk duken fare, apo nuk kanë ekzistuar. Këto të dhëna kanë ngritur shumë pikëpyetje mbi falsifikimin e Greqisë antike, ndërkohë që dihet dhe, sipas Nermin Vlora Falaskit, sot 1/3 e popullsisë greke është me origjinë shqiptare, pa përmendur emigrantët e pas viteve ’90. Sot shumë toponime në Greqi rrjedhin nga gjuha shqipe, ashtu si edhe në Itali, Kroaci, Serbi, malin e Zi, Maqedoni etj. Të vjen çudi me heshtjen e politikës shqiptare në Ballkan, e cila nuk i kërkon Greqisë individualisht dhe ndërkombëtarisht të pranoi ekzistencën e 3.5 milion shqiptarëve në Greqi, të kërkoi të drejtat e arsimimit të tyre në gjuhën shqipe dhe të gjitha të drejtat e tjera. Nga ana tjetër Greqia nuk ndalen në presionet e ushtruara Shqipërisë për minoritetet, edhe atje ku nuk ka, siç është rasti i Himarës, origjina e banorëve të së cilës është labe dhe krutane, por edhe troje detare të pasura me naftë?! Fqinjësia e mirë ngrihet mbi besimin dhe reciprocitetin dhe forcohet akoma më shumë kur brenda shtetesh ka popullsi minoritare, apo autoktone siç është rasti i shqiptarëve të Greqisë. Që nga botimi i Enciklopedisë së Madhe greke të vitit 1932 në Greqi kanë ndodhur shumë ndryshime dhe fabrikimi, fshehja e të vërtetave dhe falsifikimi i historisë dhe mitologjisë pellazgo-iliro-shqiptare, është bërë sistematikisht, deri në atë pikë sa sot shumë qarqe shkencore botërore në tersi janë pajtuar me të pavërtetat e fabrikuara se, antikiteti i përket helenëve?! Në Vëllimin e 19 të Enciklopedisë së Madhe greke të vitit 1932 (faqja 873) ku flitet për pellazgët thuhet: “Shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve të lashtë, të cilët jetonin në pjesën më të madhe të botës që njihej asaj kohe, dhe që ndërtuan vepra kolosale të cilat ja lanë trashëgim njerëzimit”. E thonë ata, jo ne?! Shkruhet dhe dokumentohet në enciklopedinë e madhe greke, por që pas këtij botimi çdo gjë ka ndryshuar, ndoshta jo dhe aq në qëndrimet e qarqeve shkencore të Greqisë, por të qarqeve nacionaliste dhe politiko-fetare greke. Çdo grek krenohet kur dëgjon se filan aktor i Hollivudit do të luaj rolin e Herkulit sipas mitologjisë greke?! Po a e dini se çdo të thotë Herkul? Njeri i fortë, njeri i hekurt dhe dihet shkencërisht se të parët që e përdorën hekurin në Europë ishin pellazgo-ilirët 10 mijë vjet më parë. Po a e dini se Lufta e Trojës që u bë filma dhe për shkak të Homerit hyri në memorien e botës moderne, nuk është bërë midis trojanëve dhe grekëve, sepse sipas shumë studiuesve grekët kanë mbërritur në ato troje 800-1000 vjet pas Luftës së Trojës dhe trojanët ishin dardan, kurse kundërshtarët e tyre akejtë ishin Kaon. Homeri e shkruajti Iliadën dhe Odisenë rreth 400 vjet pas Luftës së Trojës. A e dini se pas Luftës së Trojës ata që shpëtuan me princin Enea u vendosën në Butrint, në Amantia, në Orik etj.. A e dini se banorët e Ploçës së sotme në rrethin e Vlorës, Amantët e lashtë e quajnë veten diasporë e trojanëve. Madje, një qytetar nga Vlora me origjinë nga Ploça i quajtur Bardhosh Xhelaj na thotë se këtë gjë ja ka treguar gjyshi dhe është përcjellë në shekuj gjysh pas gjyshi këtu e 3000 vjet me radhë. Madje, mendohet se, që nga ajo kohë vazhdon të përcillet një këngë e vjetër trojanësh. “Vinte  Ana  malit-o/  me  të tre  të  bijat-o/ Troj  e  lena/  Troj  se  lena/ dil  bejk’  Ana/  nga  bedena. Troj  u  lo/   Troj  su  lo/  me të  tre  të  bijat-o”. Mund  të  jetë  këngë  për  luftën  e Trojës sipas studiuesit Asqeri Boçi. Midis  shumë  studiuesve shqiptar spikat profesor Petro Zheji (heshtja ndaj veprës së tij shkencore është e pa justifikueshme);  dhe  jo  shqiptar, do  të  veçoja  Rober D’ Angeli, i  pa  vlerësuar  nga  akademia e shkencave  dhe  institucionet  e tjera.! Ai   është  një  udhërrëfyes i pazëvendësueshëm. Mbasi  e  lexon,  të  lindin  pyetjet, që  duan  përgjigje. Ditën  e  rënies  së  Kostandinopojës, pse e kemi ditë  tersi? Pse  vetëm   ne   këndojmë :  “Selanik  e  tatë pjet’ siç  ka  qenë  do të  jetë!”. Në të gjithë këtë vorbull diskutimesh dhe hamendësimesh, Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave të Kosovës  duhet të zgjohen nga gjumi, tu kërkojnë qeverive respektive fonde për të bërë studime të thelluara të origjinës pellazgo-iliro-shqiptare të shqiptarëve, gjuhës shqipe si më e vjetra gjuhë e folur nga njeriu në Europë. Të gjitha këto duke u mbështetur tek Iliada dhe Odiesa e Homerit, tek perëndia e Egjiptit të lashte Thot-i dhe alfabeti fonetik egjiptian studiuar nga Prof. Xhuzepe Katapano, tek Stela e Lemnos që gjendet në Muzeun Arkeologjik të Athinës, tek Etruskët dhe sarkofagët e lashtë që gjenden në muzeumet e Firences Itali dhe studimi i Nermin Vlora Falaskit, tek Piramida e Madhe e Sarajevës në Bosnje, tek Baskët në Spanjë, tek Aleksandri i Madh i Maqedonisë dhe Perandorët shqiptar të Romës, tek Papët shqiptar të  Vatikanit dhe arkivat e tij, tek ilirët e mbetur maleve midis Pakistanit, Indisë, Kinës dhe Taxhikistanit, tek Hititët në qendër dhe jug të Turqisë së sotme etj. Qeveria shqiptare dhe Kryeministri Edi Rama lipset të ndjekin një politikë të re në fushën e shkencës dhe gjuhësisë shqiptare, duke reformuar Akademinë aktuale të shkencave, madje duke krijuar një Akademi të përbashkët shkencash Shqipëri-Kosovë, sipas mendimit tim. Brezat e shqiptarëve duhet të mësojnë qysh në shkollën fillore se kush janë shqiptarët dhe origjina e tyre pellazgo-ilire. Duhet të mësojnë se ku shtrihej Pellazgia apo Iliria në lashtësi dhe ç’përfaqëson sot gjuha shqipe si një nga gjuhët më të vjetra të planetit që vazhdon të flitet pa ndërprerje shekullore.