Cila është baza ligjore e përfitimit të pensionit të reduktuar, lejeve të detyruara të lindjeve.

    467
    Sigal

    Specialisti Fadil Kepi u përgjigjet pyetjeve që bëjnë lexuesit e gazetës “Telegraf” lidhur me të gjitha llojet e pensioneve

    Pension i reduktuar

    Me dëshirën e tyre deri 3 vjet para moshës së pensionit, pra femrat 57 vjeçe dhe meshkujt 62 vjeç mund të kërkojnë me dëshirën e tyre të marrin pension të reduktuar i cili është 7,2 për qind për çdo vit më i vogël se pensioni i plotë, shtohet sa herë rriten pensionet, por mbetet i reduktuar edhe pas plotësimit të moshave 60 vjeçe për femrat dhe 65 vjeç për meshkujt.

    Leje e detyrueshme lindjeje

    Leje e detyrueshme për nënën është ajo e paralindjes dhe 42 paslindje. Mbas ditës së 42-të të paslindjes, sipas nenit 107 të Kodit të Punës ju vendosni vetë të vazhdoni lejen e lindjes apo të paraqiteni në punë. Periudha e raporteve mjekësore me regjim shtrati dhe ajo e lejeve të lindjes për efekte pensioni quhet vjetërsi në punë.

    për më shumë lexoni Gazetën Telegraf