Çifti kërcënon me vetëvrasje nga maja e vinçit, policia: Kanë probleme me pronat

440
Policia e Tiranës ka dhënë detaje rreth ngjarjes së sotme në kryeqytet, ku burrë e grua kanë hipur në majë të një vinçi, dhe kërcënojnë me vetëvrasje. Bëhet fjale per Ferdinand dhe Teuta Saraçi. Rreth orës 20:45 tek Rruga e Kosovarëve cifti ndërmori aktin e rëndë, duke hipur në 30 metër lartësi.
Informacion paraprak
Më datë 28.04.2018, rreth orës 20:45 ka ardhur njoftimi se në rrugën e “Kosovarëve”, në një vinç, në lartësinë 30 metra kanë hipur dy persona. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Zjarrëfikses dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se:
Dy shtetas (burrë dhe grua), të cilët nuk pranojnë të identifikohen, kanë hipur në një vinç (për një problem pronësie) nga ku kërcënojnë se do të hidhen.
Këta shtetas dyshohet të jenë përsëritës në këtë veprim. Po negociohet nga shërbimet e policisë për zbritjen e tyre nga vinçi.
Sigal