CEZ, nuk ndal “vjedhjen” e qytetarëve

    466
    Sigal

    Rritet numri i ankesave nga qytetarët për parregullsi me faturat e energjisë elektrike

     Problemi i energjisë elektrike vazhdon të jetë shumë shqetësues për konsumatorët shqiptarë, këtë e vërtetojnë më së miri ankesat e shumta të konsumatorëve që janë të përditshme dhe të pafundme në zyrat e Shoqatës së Konsumatorit Shqiptar. Ndërprerje të energjisë, mbifaturim  të kilovatëve të pa konsumuar të energjisë elektrike me shuma  nga 15.200 deri në 28.205 lekë, konsumatorëve i’u është prerë energjia në total si lagje, kjo për shkak të një apo 3 familjeve që nuk kanë kontratë me CEZ. Këto edhe të tjera probleme e shqetësojnë konsumatorin shqiptar çdo ditë. Apelet e qytetarëve duket se bien në vesh të shurdhët, pasi nuk janë marrë masa ndaj kësaj kompanie. Qytetarëve u digjen pajisjet shtëpiake nga energjia shumë e ulët që u vjen në disa raste. Në ankesat që bëjnë qytetarët shprehen se: “Kontrata është formale, të drejtat tona janë në teori ku çdo gjë bëhet nga monopoli energjetik i shpërndarjes CEZ dhe transmetimi OST. Nuk duan t’ia dinë për ligjet dhe në mënyrë të veçantë për ligjin e Konsumatorit nenet 40, 41 që flasin qartë për detyrimet”.  Vetëm për periudhën e një 6- mujori në SHKSH kanë ardhur mbi 2337 ankesa nga konsumatorët si në Tiranë ashtu dhe koordinatorët e SHKSH në të gjitha rrethet për dëmtime të  buxhetit të tyre familjar me mbi faturim të kilovatëve të energjisë së pa konsumuar, si dhe për dëmtimin e pajisjeve nga tensioni i ulët.

    Kështu janë me dhjetëra  ankues të tjerë për mbifaturime dhe shumë konsumatorë të tjerë që sjellin ankesat e tyre në SHKSH për mbi faturime të energjisë nga Tirana dhe të gjitha rrethet sidomos nga qytetet e mëdha si Elbasani, Shkodra, Vlora, Fieri Korça etj..

    CEZ po diskriminon qytetarët

    1.Mungesë e informimit të konsumatorëve për difekte, punime apo shërbime të tjera.

    2.Vazhdon izolimi dhe mos leximi i matsave si shkaktari thelbësor për konflikte ne ato zona e qytete ku janë të vendosur  .

    3.Tensioni i ulët i energjisë elektrike në shumë qytete e zona të vendit me aritmi të vazhdueshme, me oshilacione gjë që ka bërë të mundur dëmtimin e pajisjeve  elektro-shtëpiake të konsumatorëve.

    4.Mungesa e transparencës nga kompania me mbifaturimin e kilovatëve të energjisë elektrike(qytetari paguan sasinë e pakonsumuar), me faturimin aforfe megjithëse qytetarët kanë matësa, por nuk lexohen nga faturistët por i plotësojnë faturat nga tavolina me qëllim që të plotësojnë defiçitet e kompanisë. Për të gjitha këto konsumatorët të cilët janë taksa pagues nuk informohen nga kompania që ju ka garantuar se do t’ju sigurojë shërbim të mirë dhe transparencë.

    Rregullat që duhen vendosur për CEZ-in:

    1.Transparencë maximale

    2.Ekspozimi i kontraktorëve, ku qytetari të informohet në çdo kohë për sasinë e konsumuar

    3.Të vendosen matësat që mungojnë ku janë mbi 25.000 familje që nuk i kanë këto matësa.

    4. CEZ është një biznes që merr licencë në Shqipëri dhe duhet të zbatojë të gjitha ligjet dhe rregullat e vendosura dhe ti ndërpritet rruga e deklaratave që kjo kompani nuk njeh qeverinë dhe shtetin.

    5.Të merren në konsideratë dhe të verifikohen ankesat e konsumatorit e jo indiferentizëm nga CEZ dhe nga organet shtetërore përkatëse që heshtin për ballë shqetësimeve të tyre. Në rastin e moszbatimit të ligjeve, akteve nënligjore, rregullave, udhëzimeve atëherë kemi prishje të marrëdhënieve, e cila ndikon në humbjen e besimit të konsumatorëve tek organet zbatuese.

    6.Askush nuk e dëgjon zërin e ankesave lidhur me ndërprerjet e energjisë nga 1-3 orë dhe më shumë nëpër lagje e qytete “mënyra kulturore e mashtrimit” dhe më e theksuara është nëpër fshatra e rrethinat e qyteteve me orë të tëra.