Çështja “Tahiri”. Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili takojnë Bashën

449
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili, kanë mbërritur në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha, pak minuta më parë.
Burime pranë PD bëjnë të ditur se vizita e Kryemadhit te Basha vjen për dakordësimin e qëndrimeve të opozitës lidhur me çështjen “Tahiri”. Kërkesa e prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit socialist do shoqërohet me dy raporte, ai i maxhorancës dhe i opozitës.
Kjo ka bërë që PD dhe LSI të riaktivizojnë konktaktet. Dy forcat politike të opozitës mbështesin kërkesën e Prokurorisë që kërkon heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm dhe vendosjen e tij përpara drejtësisë për akuzat e Prokurorisë për trafik droge.
Sigal