Çështja e 28-vjeçarit, që u vra në Korçë, flet nëna

411
Deklarata e dhënë mes lotësh nga nëna e Kelment Hoxhallarit, i cili u qëllua me thikë qershorin e vitit të kaluar. Prej kohësh kërkon drejtësinë e munguar për çështjen e të birit, duke akuzuar trupin gjykues për manipulim të vendimit dhe të qeshura gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore. 
“Më morën dritën e syve, më mbyllën derën”. Ky është rrëfimi i një nëne të dëshpëruar, e cila kërkon drejtësi për vrasjen e djalit të saj, Kelment Hoxhallari, i cili u qëllua për vdekje me thikë qershorin e vitit të kaluar. Adelina Hoxhallari, e ftuar bashkë me bashkëshortin e saj, në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, mes lotëve deklaroi, se lirimi i Redi Kazermës, i cili u dënua për “Moskallëzim krimi”, ishte padrejtësi nga gjykata. Nëna e 28-vjeçarit, që u vra në qytetin e Korçës, me detyrë Inspektor, theksoi më tej se, “kjo ishte një vrasje për herë të dytë për djalin tim dhe ne”. “U ngrit avokati dhe theksoi, se ishte biçak mjeti që u përdor për vrasjen dhe se Bregu kishte mbrojtur veten. Versioni i tij për masën lehtësuese ishte fakti, se autori ishte jetim. Kur unë flisja dhe reagova më thanë “nënë mbylle gojën se do të nxjerrë përjashta”.

Të plotë shkrimin mund ta lexoni nesër në gazetën “Telegraf”….
Sigal