“Çështja CEZ” i çon shqiptarët drejt protestave

    354
    Ditën e nesërme, me datë 1 tetor, në orën 12:00, te Parlamenti i Shqipërisë do të zhvillohet një protestë nga qytetarët për “çështjen CEZ”. Pjesëmarrës nuk do të jenë vetëm persona që jetojnë në kryeqytet, por u bëhet thirrje të gjithë shqiptarëve që të mblidhen përpara kuvendit për të kërkuar të drejtat e tyre. Qytetarët thonë se duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit për aferat korruptive të CEZ-Shpërndarje, ndiejnë përgjegjshmërinë se duhet të kërkojnë llogari ndaj hajdutëve të parave të tyre, dhe lind si detyrë qytetare dhe patriotike denoncimi, demaskimi dhe vënia para drejtësisë e çdo individi qe ka prekur paratë e shqiptarëve. Kryeministri, pasi mbylli aferat korruptive të tij prej miliarda eurosh, iu turret shqiptarëve, iu rrit cmimin e energjisë dhe i kërcënon me burg nëse nuk paguajnë sepse “ishte krijuar një gropë e madhe e zezë në sistemin energjetik”. Dhe iu mbushi mendjen shqiptarëve që këtë gropë e kishte krijuar vetë populli, sepse nuk paguanin energjinë elektrike, kështu që filloi aksionin dhe e shoqëroi dhe me rritje të cmimit. Por e vërteta ishte totalisht ndryshe. Nga 600 milionë USD apo 480 milionë Euro që ishte gropa financiare në sistemin energjitik, 350 milionë Euro ishin detyrimet e CEZ-it që Kryeministri vetë ua fali çekëve me marrëveshjen që lidhi dhe vetëm 130 milionë ishin humbjet e popullit qe s’paguante energji. Por kjo çështje u mbyll. Energjia u rrit, sepse qytetarët, si gjithmonë duhet të paguajnë për qindrat e milionëve që vjedhin, jo vetëm shqiptarët, por edhe çekët. E sikur te mos mjaftonte mësuam se vitin qe shkoi drejtuesit e OSHEE kishin vjedhur 32 milionë euro të tjera. CEZ për politikën i ngjan asaj tortës tunduese me shumë krem. Disa kane ngjyer gishtin, por dikush ka mbushur grushtat. Prandaj qytetarët thonë se nesër do të protestojnë dhe do të ngrenë zërin për të kërkuar atë çka po u vidhet përditë nga qeveria e sotme, thonë që do ngrenë zërin për çdo padrejtësi dhe do bëjnë që asnjë i pafajshëm të mos paguajë më nga xhepi lekët që qeveritasrët e sotëm i marrin dhe i fusin në xhepin e tyre.
    Sigal