Cazaneuve: Europa duhet “të zgjohet” nga kërcënimet terroriste

435
Ministri i Brendshëm i Francës Bernard Cazaneuve tha se vendet europiane duhet “të zgjohen” nga kërcënimet terroriste pas sulmeve në Paris ku mbetën të vdekur 129 njerëz.
Ai foli pasi u bë publik fakti se i dyshuari kryesor i sulmeve, kamikazi belg hyri në Francë pa u dalluar.
Kryeministri belg Charles Michel ka mbrojtur shërbimet e sigurisë në Belgjikë duke pohuar se sulmet ishin organizuar në Francë.
Ministrat e Brendshëm dhe Ministrat e Drejtësisë në Bashkimin Europian do të nisin bisedimet për çështjen e emergjencave.
Mbledhja në Bruksel gjithashtu pritet të diskutojë për forcimin e kontrolleve jashtë kufijve të zonës Shengen.
Sigal