“Çakej” miliarderë në emër të të përndjekurve

    409
    Sigal

    Si i blenë pushteti ish-të përndjekurit spiunë të Sigurimit për të heshtur ndaj kërkesave të kësaj shtrese. Kush nga spiunët është shpërblyer me vila, biznese e kazino!

    Qeveria të hetojë miliarderët e paligjshëm që përfituan nga fondet për integrimin e të përndjekurve, pasuritë e tyre janë të mbjella në të gjithë Shqipërinë..! Presion grevistëve të urisë 2012, që kanë rinisur grevën të hiqet pika e hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit, duke ndërsyer çakejtë e rretheve për të hedhur baltë mbi ta! Rasti flagrant ishte dje telefonata me spiunin e sigurimit të shtetit “Sumçi” që hiqet si drejtues i shoqatës në Shkodër kur fliste vrer dhe urrejtje për grevistë. Historia e të përndjekurve në post- diktaturë është më e dhimbshme sa vetë ajo e diktaturës komuniste në Shqipëri, pasi për ofro 24 vite të burgosurit dhe të përndjekurit politikë nga një shoqatë u bënë në dhjetëra dhe kohët e fundit ka pasur edhe një tendencë të re nga të dy kampet politike për t’i ndarë sërish.Afro një muaj më parë në një qytet veriorë pati një tentativë për të bërë një shoqatë të përndjekurit demokrat dhe vetëm pak jave më parë një shoqatë e re ka lindur në kampin e majtë e përkrahur me fonde të veçanta nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Por në këtë fatalitet ka rënë dhe Institutet e të Përndjekurve, pasi çdo muaj u paguajnë shoqatave mercenare pa asnjë anëtar nga 2 milionë lekë për heshtje ndaj kërkesave të të përndjekurve, madje u japin bursa të pamerituara, punësim vetëm njerëzve që punojnë për të shkatërruar të përndjekurit. Po kush janë miliarderët!? Pa dashur të lançoj emra, pasi kjo është detyrë e antikorrupsioni, organit të akuzës dhe përgjegjësi e qeverisë për të hetuar me një komisione të veçantë pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme në emër të përndjekurve, por mjafton se kush është pajisur me vula në emër të të përndjekurve janë dhe milionerët e paligjshëm. Bëhet fjalë për shtëpi luksoze, disa vila, hotele, podrume, lokale, kazino, nga fondet dhe parat që qeveritë kanë dhënë për të përndjekurit dhe integrimin e tyre, por jo vetëm, fondet qeveritare por dhe financimet e institucioneve ndërkombëtare kanë rënë në këta duar dhe janë lehtësisht të verifikueshme.  Por të përndjekurit sërish pyesin kush i mbron!?

    Grupet e interesuar të politikës që kanë ditur që në krye të shumicës së shoqatave të venë njerëz të rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit, si jashtë ashtu brenda qelive apo kampeve të internimit dhe shumica e tyre janë spiunë. Ky fakt ka bërë që këta individ të ndërsejnë çakejtë e tyre për t’u bërë presion të përndjekurve që janë në grevë uri që të hiqet si pikë kërkese hapja e dosjeve. Ky skenarë u realizua nga krerët e shoqatës më ogurzezë në Shqipëri që drejtohet nga një ordiner dhe spiun i sigurimit të shtetit me pseudonimi “Vogëlushi” dhe “Turiçi”. Mjerisht, zëri i lig erdhi nga qyteti i ndritur i Shkodrës, por nga më i ligu i këtij qyteti që është drejtues i shoqatës pa anëtar i quajtur “ordinerë”, pasi në jetën e tij në vuajtje në burgje ishte lojë e Sigurimit të Shtetit për të realizuar ridënimet…!

    Por nuk është qëllimi i këtyre fakteve që para lexuesit të sjellim këta të pështirë që njihen nga të gjithë por të sensibilizojmë të përndjekurit që të denoncojnë hajdutët e tyre e të ndëshkohen duke i çuar para drejtësisë.

    Ilir VATA