Buxheti 2017, Totozani: Fokusi të jetë tek reduktimi i varfërisë, pabarazisë dhe përjashtimit social

439
Avokati i Popullit Igli Totozani ka kërkuar që buxheti i ardhshëm të fokusohet tek reduktimi i varfërisë, pabarazisë dhe përjashtimit social, duke u bazuar kështu në objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm të Kombeve të Bashkuara.
Sigal

Ai ka marrë pjesë në diskutimin për buxhetin e 2017 në komisionin parlamentar të çështjeve sociale.
“Do të doja t’ju thoja se Shqipëria tashmë ka përqafuar Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, objektiva këto që duhet të bazohen mbi të drejtat e njeriut. Me këtë duhet të kuptojmë, që e gjithë puna jonë e përbashkët e institucioneve, e Parlamentit, e Pushtetit Vendor e biznesit, e shoqërisë civile, në të ardhmen do të duhet të ketë për orientim, pikërisht këto objektiva, të cilat synojnë: reduktimin e varfërisë, të pabarazisë dhe të përjashtimit social. Në këtë kuadër, Buxheti i Shtetit është një instrument i pazëvendësueshëm, kryesor, në realizimin e këtyre objektivave. Ai duhet të jetë shprehje dhe në vitet në vijim e këtij qëllimi të shtetit shqiptar për t’i realizuar ato”, është shprehur Avokati i Popullit.