Bursa studimi për në Gjermani

    979
    Bursa në Gjermani, degët, afatet dhe procedurat për të aplikuar
    Ambasada gjermane bën të ditur se Shërbimi i Shkëmbimit Akademik ofron mundësi për qëndrime afatshkurtra dhe afatgjata
    Shërbimi i Shkëmbimit Akademik Gjerman (DAAD) ofron edhe këtë vit bursa për qëndrime afatgjata dhe afatshkurtra në Gjermani, bëri të ditur ambasada gjermane në Tiranë. Sipas saj, “për këto bursa mund të aplikojnë studentë, absolventë si dhe shkencëtarë të të gjitha fushave”. Gjithashtu, ambasada gjermane detajoi edhe llojet e bursave për të cilat mund të aplikojnë edhe të interesuarit nga Shqipëria, si dhe afatet konkrete të aplikimit. “Bursa për kërkime shkencore për akademikë, për doktorantë dhe shkencëtarë të rinj, si dhe ish-kursantë të DAAD; Bursa studimi për absolventë të të gjitha fushave (master); Bursa studimi për artistë, si dhe Bursa për frekuentim të kurseve verore për studentë të përparuar nga të gjitha degët që kanë njohuri në gjermanisht”, njoftoi selia diplomatike e Berlinit. 

    Qëllimi
    Bursa për studim, për kërkime shkencore ose për master në një shkollë të lartë shtetërore, ose të pranuar nga shteti, gjermane.

    Përshkrimi i programit
    Përshkrimin e hollësishëm të programit për bursa, si edhe udhëzime specifike për aplikantët shqiptarë, i gjeni në linkun www.funding-guide.de

    Kërko me terma: “Studienstipendien für Graduierte aller wissenschaftlicher Fächer“ / “Study Scholarships for Graduates of all Disciplines“

    Informacione për studentët e arteve: “Studienstipendien für Graduierte im Fachbereich der Darstellenden Kunst“ / “Study Scholarships for Foreign Graduates in the Field of Performing Arts“

    Informacione për studentët e muzikës: “Studienstipendien für Graduierte im Fachbereich Musik“ / “Study Scholarships for Foreign Graduates in the Field of Music“

    Informacione për studentët e arkitekturës: “Studienstipendien für Graduierte im Fachbereich Architektur“ / “Study Scholarships for Foreign Graduates in the Field of Architecture“

    Udhëzime praktike
    Si procedohet:

    Nëse doni të aplikoni për një bursë DAAD, duhet të ndiqni radhën e duhur të veprimit:
    1 – Mendoni se cila degë studimi është interesante për ju. Për këtë mund t’ju ndihmojnë ofertat e studimit në faqen e DAAD-se dhe www.study-in.de.

    2 – Do të ishte mirë të kontaktoni personin përgjegjës për degën, që keni zgjedhur, nëse nuk jeni të sigurt a i përmbushni apo jo kushtet formale të pranimit. Pyetini ata nëse, me kriteret e studimit tuaj te deritanishëm, e keni mundësinë të aplikoni për kurset përkatëse. Dërgojuni p.sh.: edhe CV-në dhe listën e notave tuaja. Pa pasur një ide realiste mbi vendin tuaj të studimit, fatkeqësisht nuk është i mundur aplikimi për bursë.

    3 – Me shumë rëndësi për një aplikim të suksesshëm, është letra e motivimit. Lërini vetes kohë të mjaftueshme për këtë. Pse doni të studioni në Gjermani, pse keni zgjedhur këtë master, çfarë shpresoni për të ardhmen tuaj pas diplomimit, çfarë planesh keni për karrierën tuaj?

    4 – Shkurtimisht: Procedura e aplikimit online
    Kërkoni programin e studimit që dëshironi të ndiqni: www.funding-guide.de dhe lexoni me vëmendje e kujdes të gjitha informacionet.

    Regjistrohuni tek portali i DAAD-së:
    Kliko tek “submitting an application“ / “Bewerbung einreichen“, lexoni me kujdes udhëzimet dhe regjistrohuni. Aty do gjeni edhe një udhëzues për rregjistrim

    Aplikimi online në portalin e DAAD-së
    Shkarkoni formularin e aplikimit, plotësojeni deri në fund dhe ngarkojeni (upload). Çdo dokument tjetër i juaji duhet të skanohet, të konvertohet në formatin PDF dhe pastaj të ngarkohet një nga një në faqen e llogarisë suaj. KUJDES: Konvertimi apo skanimi direkt ne formatin PDF duhet të bëhet i thjeshtë, pra me qëllim që dokumenti të jetë i qartë dhe me madhësi jo të madhe, pasi çdo aplikant ka vetë 10 MB (Megabyte) hapësirë. Të gjithë dokumentet së bashku nuk duhet ta kalojnë këtë limit. Pasi t’i keni ngarkuar të gjithë dokumentet dërgojeni (send) aplikimin. Pas kësaj do t’ju jepet pë shkarkim përmbledhja e aplikimit, të cilën do e ruani në kompjuter, pasi do ju duhet për pjesën tjetër të aplikimit.

    Aplikimi në ambasadën Gjermane (Rruga “Skanderbeg”, Nr. 8, 1000 Tirana, Shqipëri)
    Dërgohen dy kopje të aplikimit (të përmbledhjes, që shkarkuat dhe ruajtët në kompjuter pas dërgimit të aplikimit në portalin e DAAD-së). Dërgohet letra origjinale e referencë.
    5 – Nëse keni njohur të gjuhës gjermane keni, atëherë duhet të bëni provimin OnSeT. Ai është një test kualifikimi online, i cili për aplikantët ofrohet falas nga DAAD-ja.Për më shumë informacione kliko: www.onset.de. Për testin shkruani në kohë tek Jonida Peza ([email protected]). Ajo do t’ju dërgojë pastaj me email informacionet e nevojshme.

    6 – VINI RE:
    Pranohen vetëm aplikimet e plota. Afati i aplikimit online dhe i dorëzimit tek ambasada gjermane skadon më 15.11.2017. Për degën e arteve afati skadon më 30.10.2017. Për këtë kategori aplikimi bëhet online dhe dokumentet dërgohen direkt në Bonn (shih adresën poshtë faqes). Aplikimet pas këtij afati nuk do të pranohen.

    KUJDES: Mundohuni t’i dërgoni aplikimet para datës 15 nëntor, pasi portali online atë ditë mund të jetë i mbingarkuar dhe mund të ketë probleme teknike, të cilat ndikojnë me vonesa dhe mosmirëfunksionim të aplikimit. Prandaj ju këshillojmë të mos prisni minutën e fundit dhe të aplikoni me kujdes!!!

    7 – Natyrisht që gjatë kohës së aplikimit, do të keni gjithmonë ne dispozicion konsultime nga lektorja e DAAD-së dhe asistentja e saj, për studimet dhe bursat. Por, mirëkuptoni që kohëzgjatja e konsultimit nuk është e pakufizuar, sepse në konsultime ka përgjithësisht shumë të interesuar dhe të interesuarit e tjerë duan gjithashtu t’i shfrytëzojnë këto konsultime. Për këtë arsye, ju lutemi paraprakisht të mendoni mirë rreth bisedave, se për cilat pyetje precize kërkoni përgjigje.

    Dokumentet për aplikim:
    Formular aplikimi online
    CV, listë me publikimet tuaja (nëse ka)
    Letër motivimi
    Kontakt/ korrespondenca me institucionin gjerman (nëse ka)
    Për çdo degë studimi të përzgjedhur ju lutem plotësoni këtë formular dhe ia bashkëngjisni dokumenteve
    Përshkrimi i degës që doni të studioni: përmbajtja, kushtet e pranimit, taksa e studimit (i printuar nga interneti) me maksimum prej 10 faqesh gjithsej.

    Referencë nga një profesor në vendlindjen tuaj (ose ne universitetin ku keni studiuar) që zoteron të paktën titullin Dr. Për këtë përdorni Formularin, i cili ju vihet në dispozicion ne llogarinë tuaj personale te DAAD-se. Referenca nuk uplodohet ne portal me dokumentet e tjera, ajo dorëzohet ne 2 kopje e mbyllur në zarf në ambasadën gjermane bashke me 2 kopjet e aplikimit te printuara nga portali juaj i DAAD-së.

    Dëftesa dhe listat e notave (diploma, dëftesa e shkollës së mesme), kopje të origjinalit dhe përkthim (anglisht ose gjermanisht)

    Certifikata e gjuhës nga DAAD ose certifikata të tjera; TOEFL ose IELTS per studime apo master në gjuhen angleze, nëse kërkohen nga universiteti, eventualisht edhe certifikata të tjera gjuhësore

    Diverses: Dëshmi për praktikat e bëra, dëshmi/certifikata të tjera, etj. 

    UDHËZIM: Të gjitha dokumentet duhet të paraqiten në gjuhën origjinale dhe të përkthyera ne gjermanisht ose anglisht. Përkthimi nuk duhet te jete i noterizuar mund ta bëni edhe ju vetë.

    KUJDES: Të gjitha dokumentet duhet të kenë format A4 dhe vetëm nga njëra anë. Dokumentet nuk duhen kapur bashkë pra nuk duhet të ketë kapëse. Dokumentet në mbështjellëse transparente apo në formë libri, nuk pranohen.
    Mos dorëzoni asnjëherë dëftesat origjinale, diploma, apo të ngjashme me këto, dorëzoni kopje (Për aplikimin mjaftojnë kopje të thjeshta të dëshmive, apo përkthime. Kopjet dhe përkthimet e noterizuara të dëshmive duhet të dërgohen vetëm pas një fitimi të mundshëm të një burse). Arkitektët, artistët dhe muzikantët duhet të dorëzojnë edhe prova pune/ dokumente/ regjistrime/ dokumentacione fotografike (shih. udhëzimet e aplikimit në faqen e DAAD-së). Këshillohet që të mbani për veten tuaj edhe një kopje të dokumenteve të plota të aplikimit, të cilën mund ta ruani për referencën tuaj personale.

    Adresat
    Ambasada Gjermane
    Rruga ‘Skenderbeg’, Nr. 8, 1000 Tirana
    PS: Kujdes oraret e hapjes në ambasadën gjermane: www.tirana.diplo.de
    Për aplikantët e degëve të arteve dhe arkitekturës:
    Aplikimi online dhe direkt në Bonn:

    DAAD 
    Referat ST21 – Südosteuropa 
    Kennedyallee 50 
    53175 Bonn
    Çfarë bursash jepen:
    1 – Bursa për kërkime shkencore për akademikë, për doktorantë dhe shkencëtarë të rinj, si dhe ish-kursantë të DAAD.
    2 – Bursa studimi për absolventë të të gjitha fushave (master)
    3 – Bursa studimi për artistë
    4 – Bursa për frekuentim të kurseve verore për studentë të përparuar nga të gjitha degët që kanë njohuri në gjermanisht. 
    Afatet e dorëzimit të aplikimit:
    1 – 31 tetor 2017 direkt në zyrën e DAAD në Bon për degën Muzikë dhe Artet e bukura.
    2 – 15 nëntor 2017 pranë ambasadës gjermane për të gjitha degët e tjera.
    3 – 30 nëntor 2017 direkt në zyrën e DAAD në Bon për degën Film dhe Design. 
    4 – 1 dhjetor 2017 pranë ambasadës gjermane për kurset verore. 
    Sigal