Bursa studimi për Master dhe Doktoraturë në Universitetet e Çekisë, ja kushtet dhe kriteret

    444
    Qeveria e Republikës së Çekisë në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillimin, ofron për studentë shqiptarë 4 (katër) bursa për programe studimi master (1-3 vjet në gjuhën angleze) ose për programe studimi doktoraturë (3-4 vjet në gjuhën angleze) për vitin akademik 2016-2017. Bursat e studimit ofrohen në fushat e mëposhtme: Bujqësi; Transport; Teknologji; Informatikë; Studime për Mjedisin; Ekonomik dhe Energjetikë. Të gjithë aplikantët e interesuar për këto bursa studimi duhet të bëjnë regjistrimin dhe plotësimin e formularit të aplikimit online deri më datë 30 shtator 2015 në adresën:
    http://registr.dzs.cz/registr.nsf. 
    Krahas aplikimit online, kandidati duhet të plotësojë në dy kopje origjinale të dokumenteve të cilat nevojiten për të përfituar bursë. Informacion të detajuar mbi dokumentet e kërkuara si dhe programin e bursave mund t’i gjeni në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve të Republikës Çeke në adresat e poshtëshënuara:www.msmt.cz;http://www.msmt.cz/international-cooperation-1/government-scholarships-developing-countries. Aplikantët duhet të plotësojnë online Raportin Final në gjuhën ceke ose angleze (Aneks nr.5). Gjithashtu, aplikantët do t’i nënshtrohen një testimi online të gjuhës angleze gjatë procesit të aplikimit. Rekomandohet paraqitja (nëse ka) e diplomave që dëshmojnë aftësitë në zotërimin e gjuhës angleze si p.sh.: TOEFL, IELTS, APIEL etj. Përzgjedhja e aplikantëve fitues do të bëhet nga universitetet çeke, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë. Gjithashtu, lidhur me kërkesat mbi kushtet dhe afatet për këtë lloj aplikimi, të interesuarit mund t’i drejtohen Ambasadës Çeke në Tiranë. Ky informacion mund të gjendet edhe në faqen e internetit të ambasadës së Republikës Çeke në Tiranë: http://www.mzv.cz/tirana.
    Sigal