Bursa për maturantët për të studiuar në universitetet çeke

    777
    Sigal

    Afati për të aplikuar për bursë në shkollat e larta ceke është data 30 shtator

    Aplikimi për këtë bursë është i hapur për kandidatët, të cilët janë shtetas të vendeve jo-Europiane. Bursa është mujore për Bachelor, Master 14,000- CZK (540 EUR); për doktoraturë 15,000- CZK (580 EUR).

    Përshkrim

    Ndarjes së bursave për shtetasit nga vendet në zhvillim për studime në Institucionet publike të Arsimit të Lartë (IAL çeke) është një pjesë e rëndësishme e bashkëpunimit për zhvillim të jashtëm të Republikës Çeke (CR), e cila ka një traditë të gjatë. Nga fundi i viteve 1950 deri në ditët e sotme, mbi 21.500 shtetas të huaj kanë përfunduar studimet e tyre në universitetet Çeke me një bursë të Qeverisë së CR.

    Bursa qeveritare për studime në IAL-të publike në CR qeverisen nga një rezolute e Qeverisë Çeke, si pjesë e një projekti të përbashkët të ndjekur nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministria e Punëve të Jashtme. Në kuadër të bashkëpunimit për zhvillim të huaj Republika Çeke ofron bursa për studimet e mëposhtme:

    Studime në gjuhën çeke:

    Programet e studimit Bachelor (për periudhë tre- katër vjeçare);

    Programet e studimeve Master (programe të plota katër- gjashtë vjeçare);

    Programet e studimit të doktoraturës (tre-katër vjeçare).

    Gjuha dhe studimet përgatitore (zgjat një vit, vetëm për ata që kanë aplikuar për një bursë për të studiuar në gjuhën Çeke) – e siguruar kjo nga Instituti për Gjuhë dhe Studime përgatitore Charles University;

    Studimet në gjuhën angleze:

    -Aplikuesit e zgjedhur vazhdojnë studimet në Master (për periudhë një- tre vjeçare);

    -Programet e studimit të doktoratës (zgjasin tre-katër vjet).

    Lista e programeve të studimit të vlefshme në anglisht dhe udhëzimet për bursat mund t’i lexoni edhe në faqen zyrtare të shkollave ku jeni të interesuar.

    Kush mund të marri bursë

    Bursat janë të dedikuara vetëm për promovimin e studimeve të studentëve, të cilët janë shtetas të huaj nga vendet e treta në zhvillim dhe në nevojë. Asnjë shtetas i Republikës Çeke, asnjë qytetar i Bashkimit Europian, as ndonjë shtetas tjetër i huaj me leje të përhershme qëndrimi në territorin e Republikës Çeke, për këtë arsye s’mund të aplikojë për bursë. Për më tepër, bursat nuk mund t’u jepen personave më të rinj se 18 vjeç.

    Bursa

    Bursa mbulon shpenzimet e nevojshme që kanë të bëjnë me qëndrimin dhe studimin në Republikën Çeke. Aktualisht shuma e paguar për studentët e një Bachelor, Master ose vazhdim i një programi studimi Master është 14,000 CZK (540 EUR) në muaj, ndërsa shuma e paguar për studentët e programit të studimit në doktoraturë është 15,000 CZK (580 EUR) në muaj. Shuma e Bursave përfshin një shumë të caktuar për pagesën e shpenzimeve të akomodimit.

    Shpenzimet e udhëtimit për të udhëtuar për në Republikën Çeke dhe kthimi në atdheun e studentit paguhen nga pala që e ka nominuar nxënësin për të studiuar në RÇ ose nga shtetasit e huaj me kostot e tij / saj.

    Aplikimi

    Aplikimi dhe kërkesa për bursë nga shteti i Çekisë mund të bëhet vetëm nëpërmjet një Misioni Diplomatik që Republika Çeke ka në një vend të caktuar (Ambasada Çeke në Shqipëri). Çdo aplikues është i detyruar të plotësojë në formë elektronike aplikimin deri më 30 shtator para fillimit të vitit akademik.

    Një numër i kufizuar i bursave i ofrohet edhe studentëve nga vendet në zhvillim, të cilët dorëzojnë aplikacionet e tyre me Komisionet përkatëse të UNESCO-s (formulari i aplikimit bursave është në dispozicion këtu: http://ëëë.mladiinfo.eu/blog/2013/08/12/czech-government-scholarships-for-developing-countries-3/). Për informacione mund të kontaktoni edhe zyrat e misioneve tona diplomatike në shtetin tuaj.

    Aplikuesit e mundshëm rekomandohen që t’i adresojnë pyetjet e tyre në lidhje me, ndër të tjera, të drejtën e tyre dhe datën e mbylljes për aplikimet në ambasadat çeke në vendet e tyre.