Burg për mashtruesen me vizat kanadeze, gjykata liron të bijën

416
Gjykata la sot në burg gruan që akuzohet se mashtroi me dhjetra qytetarë, duke u premtuar viza kanadeze, ndërsa vajza e saj u lirua . Më parë për Klevis Rreshkën, 28 vjeç, u vendos masa e arrestit me burg.
Nënë e bijë, që mashtruan me dhjetra qytetarë për vizat kanadeze u ndaluan dje në Rinas. Policia njoftonte se u bë ndalimi i dy shtetaseve në kërkim : Lule Makashi, 52 vjeçe dhe vajza e saj Adeila Makashi, 28 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë. Në seancën e sotme gjyqësore ato thanë se kishin aktivitet të ligjshëm, por gjykata çmoi se Lule Makshi duhet të qendrojë në burg, deri në mbarimin e hetimeve, ndërsa për vajzën e saj u vendos “detyrim paraqitje”. 

Ndalimi i këtyre shtetaseve u bë për arsye se janë shpallur në kërkim, pasi me datë 25 prill 2016 në Policinë e Tiranës janë paraqitur qytetar të shumtë, të cilët kanë kallëzuar se ato i kanë mashtruar duke u marrë shuma të konsiderueshme parash me premtimin për punësim në Kanada. Ato mendohet se kanë përfituar afro 5 mln euro, duke marrë nga 2 mijë deri në 20 mijë euro.
Sigal