Britania e Madhe dërgon ushtri në kufirin me Rusinë

520
Sigal

Qeveria e Britanisë së Madhe ka vendosur të dërgojë edhe
800 ushtarë të saj në Estoni, në kufirin me Rusinë, shkruan “Tajms”-i
londinez, duke iu referuar burimeve të Ministrisë së Mbrojtjes në Londër.

Forcat ushtarake mes të cilave ka edhe njësite të
blinduara, do të sistemohen në këtë pjesë të Evropës Lindore, në insistimin siç
tha, të “pengohet agresioni rus ndaj Perëndimit”.

Ushtarët britanikë do të jenë pjesë nga njësitet e NATO-s
në Baltik dhe në rajonin kufitar drejt Rusisë, do të transferohen në gjashtë
muajt e ardhshëm, deri në maj të vitit të ardhshëm dhe do t’u bashkëngjiten
forcave aleate të cilat veçmë gjenden në këtë rajon.

Daily Telegraph zbulon se aeroplanët e forcave ajrore
mbretërore britanike (RAF) veçmë “janë në gjendje gatishmërie” pasi
siç thuhet, ka ardhur deri në rritje të tensioneve me Rusinë.

Mediat në Londër veçmë shkruajnë se Evropa hyn në
“Luftë të re të ftohtë” dhe u bën thirrje aleatëve perëndimor për
unitet në përgjigjen e “kërcënimit nga politika agresive” e Moskës
dhe presidentit Vladimir Putin.

Për unitet, paraprakisht bëri thirrje edhe ministri
britanik i Mbrojtjes Majkll Falon pasi ashpër e qortoi Spanjën të mos lejojë
anijet ushtarake ruse, në rrugën për në Siri, të ndalen në enklavën spanjolle
Seuta, që të mbushin karburante.

Londra zyrtare e cila e udhëheq “linjën e
fuqishme” drejt Rusisë në NATO gjithnjë e më shpesh bën thirrje për front
të përbashkët, pasi britanikët vendosën të tërhiqen nga BE-ja.

Kriza aktuale me Rusinë, e cila u krijua pas aneksimit të
Krimesë dhe reagimit të Perëndimit të sjell forca të saj në kufirin rus. mediat
në Londër e shfrytëzojnë që ta tregojnë NATO-n si garant i vetëm i Evropës së
bashkuar nga agresioni i jashtëm rus.

Britania është kundërshtar i ashpër i idesë për krijim të
forcave evropiane dhe aleancës ushtarake të BE-së, duke druajtur se do të
mbetet e izoluar, sepse tërhiqet nga unioni