Britani, dënohet shqiptari me 50 kg kokainë

413
Një gjykatë në Londër ka dënuar me 12 vjet burg një shqiptar të moshës 31-vjeçare, i papunë, pasi pranoi se ishte fajtor për një sasi të madhe kokaine të kapur. Bëhet fjalë për 50 kg kokainë në total, me një vlerë në treg prej afro 5 milionë stërlinash. Shqiptari e kishte pranuar akuzën e planifikimit për furnizimin me drogë të tregut londinez. 
Në korrik të vitit të kaluar, detektivët kishin vëzhguar shqiptarin në kuadër të një operacioni teksa transportonte një çantë me drogë në një qytezë në jug të Londrës. Në çantën që mbante 31-vjeçari u gjetën 15 kg kokainë, ndërkohë në banesën e tij gjatë bastisjes u gjetën edhe 37 kg të tjera, me një pastërit deri në 90 për qind. Sipas detektivit Liam Hurley, të Task Forcës Qendrore në Policinë Metropolitane, “kjo sasi ishte destinuar për tregun londinez dhe më gjerë”. Grupet kriminale shqiptare vijojnë të jenë të pranishme në tregtinë e drogës në Britani, pavarësisht arrestimeve dhe dënimeve të shumta nga drejtësia britanike.
Sigal