Britani, arrestohet shqiptari që kishte kthyer shtëpinë në një fabrikë kanabisi

437
Një shqiptar është arrestuar nga policia britanike pasi kishte kthyer shtëpinë në një fabrikë kanabisi. Fqinjët e shqiptarit të identifikuar si Robert Jaku 25 vjeç në Wood Drive, Ashford kishin pikasur sjelljet e dyshimta të shqiptarit dhe kishin njoftuar policinë.

Pas mbërritjes, policia ka përdorur forcë për të hyrë në banesë e shqiptarit, pasi kanë trokitur, por nuk kanë marrë përgjigje. Pasi kanë hyrë brenda në shtëpi, oficerët kanë zbuluar një ‘fabrikë kanabisi’ me më shumë se 300 bimë të mbjella, gjethet e të cilave ishin lënë për t’u tharë. 25-vjeçari shqiptar u gjet i fshehur në mesin e bimëve të kanabisit, ndërsa rezultoi se ishte një emigrant i paligjshëm i ardhur në Britani me kamion para dy vitesh.

Gjatë marrjes në pyetje, Robert Jaku u tha oficerëve se ai ishte thjesht ‘kopshtari’ i lëndës narkotike dhe jo pronari. Ai tha se ishte takuar rastësisht në një lokal me shpërndarësit e drogës para 10 javëve dhe ata i kishin ofruar 6,000 paund për t’u kujdesur për ‘fabrikën’.

Prokurori Vivian Walters tha në gjykatën e Canterbury Croën se bimët narkotike ishin mbjellë në dhomën e ndenjes dhe në 2 dhomat e gjumit. Ndërkohë nga ana e tij shqiptari tha se kishte ardhur në Britani për të punuar në një firmë ndërtimi, por kishte dëmtuar gjurin dhe e kishte të pamundur të kërkonte ndihmë në spitalet publike, pasi ishte i paligjshëm dhe mund ta arrestonin.

Ai tha para gjykatës se operacioni në këmbë kushtonte 5 mijë paund, ndërsa i ofruan 6 mijë paund për t’u kujdesur për bimët e kanabisit si dhe të niste dhe fikte dritat. Gjykata mendon se shqiptari ka thënë të vërtetën, por ka vendosur ta dënojë me 2 vite e 9 muaj burg nën akuzën e prodhimit të kanabisit. 25 vjeçari pritet të dëbohet nga Mbretëria e Bashkuar pasi të kryejë dënimin.
Sigal