Bolivi/ Rrëshkitja e dherave merr me vete dhjetra njerëz, 11 humbin jetën

430
Sigal

Një rrëshkitje masive dheu ka ndodhur në Bolivi, pasi faqaj e një mali9 në verilindje të Sucres u shemb duke marrë me vete shumë njerëz.

11 persona kanë humbur jetën si psojë e rrëshkitjes së dherave ndërkohë që kamerat kanë filmuar momentet tragjike ku njerëzit luftojnë me vdekjes.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën e kaluar në vendin e njohur si El Choro dhe shkak për këtë mendophet të jetë sasia e madhe e reshjeve që kanë rënë.

Sic edhe shikohet në videon e mëposhtme në vendngjarje ka patur edhe shumë njerëz të tjerë të cilët nga mediat e huaja raportohet kanë qenë pjesë e një udhëtimi për të eksploruar terrenet e vështira maore.

Ndërkohë autoritetet bëjnë thirrje që të tregohet kujdes nga të gjithë ata që planifikojnë udhëtime të tilla nëpër zona të vështira dhe të rrëshkitshme.