Bogova, vendi përrallor ku martohen çiftet e huaja

    437
    Sigal

    Bogova nuk është vetëm, magjia e bukurisë të nënës natyrë, e ujit kristal, e mishit të pjekur në hell, e rakisë së famshme të Skraparit, por është dhe vendi i martesave të të hujve, të cilët bukuria e rrallë e kësaj zone i sjell ata aty. Ky vend magjik ndodhet dhe shtrihet poshtë këmbëve të malit Tomor, në Bogovë. Ky është një vend që i ngjan një vendi të shenjtë, ku vizitorë të shumtë, nga e gjithë Shqipëria, vijnë dhe celebrojnë festa fetare e familjare. Uji i ftohtë, që rrjedh nga thellësitë e Tomorit plak e të madhërishëm, mish i viçit dhe i qengjit, rritur në barin plot trëndelinë, rakia e fortë dhe e mirë, mikpritja dhe bujaria e këtyre njerëzve, ka bërë që ky vend, jo vetëm të mos braktiset asnjëherë nga banorët e kësaj zone, por edhe të vizitohet ditë pas dite nga njerëz të shumtë. Pikërisht këtë simbiozë të pikëtakimit të këtyre njerëzve nga qytete e zona të ndryshme, ndjen çdo vizitor kur shkel për herë të parë në këtë vend, sepse ai është një vend mitik, pasi si madhështi të tij ka malin e Tomorit, ku dhjetëra e dhjetëra pelegrinë çdo vit shkojnë festojnë me ditë të tëra, duke shijuar mrekullitë dhe shenjtërinë e këtij mali. Dikur kjo zonë ka qenë mollë e ndaluar, ku ishte hedhur një vello dhe bukuritë ia shinin vetëm qeveritarët e mëdhenj. Por, sot kjo zonë e bukur është e hapur për të gjithë. Tashmë kjo bukuri ka afruar pran vetës dhe shumë turistë të huaj, të cilët vijnë dhe celebrohen për një jetë çift. Dy muaj më parë në Bogovë erdhi një grup turistësh nga Italia, të cilët pasi zbritën në Berat morën rrugën në drejtim të Bogovës. Në këtë grup turistësh ndodhej edhe një çift, që do të celebrohej në bukuritë e natyrës së Bogovës. Çifti Graciono dhe Françeska. Pasi kanë mbërritur poshtë tek rrepat në afërsi të shtratit të lumit afër një kanioni, ata befasohen nga kataraktet dhe rrjedhjet e ujit nga lartësitë e kanionit që kap lartësinë 100 metra. Graciano, që do t’i vinte unazën Franceskës, vendosi të vinte në këtë vend të mrekullueshëm vetëm për këtë event. Çifti sapomartuar në këtë zonë, mes malesh, u shpreh se këtë aventurë do t’ia tregonin fëmijëve të tyre tanë kur të lindin, duke thënë se Bogova është një vend i bekuar nga Zoti, sepse ndodhet nën këmbët e malit të bekuar Tomor.  Julian Xhelili