Boateng humbet gjysmëfinalen e dytë kundër Realit, në dyshim edhe Botërori

494
Jerome Boateng ishte zëvendësimi i dytë i detyruar i Bayern Mynchen në sfidën gjysmëfinale të “Champions League” të luajtur mbrëmë kundër Real Madrid.
Mbrojtësi gjerman doli nga fusha në minutën e 34-r dhe nuk mundi të kthehej më. Sipas “Sport Bild” dëmtimi është më i rëndë se ç’u mendua dhe për këtë arsye gjigandi i mbrojtjes jo vetëm që do të humbasë të gjithë sezonin, por rrezikon të mungojë edhe në Botëror.
“Ne duhet të presim për testimet, por nëse nuk bëhet gati për kthimin në “Bernabeu”, do të ishte një mungesë e konsiderueshme. Ashtu si Robben…”, – tha Jupp Heynckes pas ndeshjes p au dhënë lajmi i sotëm.
Problemet e muskujve nuk janë të reja për Boateng, i cili është detyruar të ndalojë për këtë lloj lëndimi në disa raste. Herën e fundit, nga maji deri në shtator 2017.
Sigal