Blushi përgjigjet nëse LIBRA do të hyjë në zgjedhje pa opozitën

435
Kreu i Partisë Libra, Ben Blushi, ka deklaruar se partia e tij do marrë pjesë në zgjedhje edhe në rast se pjesë e tyre nuk bëhet opozita shqiptare.
Blushi tha në emisioni “Opinion” se parlamenti i ri pas zgjedhjeve pa opozitën do të ishte shumë i diskutueshëm dhe do shkaktonte krizë të thellë 4-5 vjeçare.
Deklarata e Blushit:
Nëse ka zgjedhje, do shkojmë në zgjedhje.
Opozita po dështon të krijojë qeverinë teknike dhe të rrisë cilësinë e zgjedhjeve. Partia Demokratike nuk do të ndryshojë cilësinë e zgjedhjeve, do të nryshojë vetëm qeverinë.
Zgjidhja është që votat e shqiptarëve të mos i numërojnë dy veta.
A do shkojë Libra në zgjedhje edhe pa PD?
Libra është e detyruar të shkojë në zgjedhje. Sepse kur u krijua PD-ja ne nuk dinim se çfarë do bënte PD-ja. Mund të bëhen zgjedhje, parlament i ri pa opozitën, por do jetë shumë i diskutueshëm. Kjo do na çojë në një krizë katër deri në pesë vjet.
Sigal