Blushi në Kuvend: Kam një lajm të mirë për shqiptarët, “Rilindja” po bie

492
Deputeti i LIBRA-s Ben Blushi ka dhënë një lajm sot në parlament. Sipas tij, Rilindja po bie sepse kanabistët dhe krenaristët, dy shtyllat e saj e bënë vetë pjesën e funeralit.
Ai kujtoi se e paralajmëroi 2 vjet më parë funeralin dhe sot Rilindja është e ngordhur pa frymë.

“Shpresoj që sot gjysma e qeverisë nuk ka ardhur me fjalime të gatshme kundër meje, jo se ju vjen keq por se se ai që ua shkruante po i dridhet dora. Kam një lajm të mirë, Rilindja po bie. Më vjen mirë që para 2 vitesh shpalla funeralin e Rilindjes. Mori 2 vjet kohë për të ardhur kjo ditë, por duhen ndonjëherë 2 vjet. Kanabistët dhe krenaristët që ishin dy shtyllat e Rilindjes e bënë vetë pjesën e mbetur të funeralit. Disa nga kanabistët ikën në drejtim të paditur, disa në burg, krenaristët nga idiotësia u shpërndanë duke lënë rilindjen vetëm. Sot rilindja është e ngordhur pa frymë”, deklaroi Blushi.

vijon…
Sigal