Blushi: E vërteta po mbytet në PS, Edi Rama ka deformuar qeverisjen

575
Fjala e përmbledhur e Ben Blushit, në kongresin e PS-së
Përshëndetje të gjithëve ju që keni ardhur në Tiranë për të marrë në dorë partinë tuaj.
Unë kam ardhur si i barabartë mes të barabartëve dhe si i lirë mes njerëzve të lirë. Ne të gjithë bashke jemi pronare të një prone dhe kjo pronë quhet PS. Ajo është prona jonë dhe duhet te mbetet deri në fund.
Por PS, si çdo trup ka shqisat e saj. Barazia është zemra e saj. bashkimi është muskyuli i saj. Progresi është shikimi i saj, solidaritet është prekja e saj dhe liria, vetëm liria është shprit i saj. Ne kemi vetëm një detyrë t’i mbajmë këto shqipsa në harmoni dhe të bindim seSshqipëria bëhet nga shqiptarët.
Si mund ta bëjmë ne këtë, si mund të bindim mijëra djem dhe vajza të mos braktisin Shqipërinë? Ka vetëm një mënyrë, duke mos i ikur vetes sonë, duke mos e fshehur PS nga shqiptarët, duke mos e rrëmbyer PS.
Në këtë Parti, si çdo parti ka një shumicë dhe një pakicë, ka dhe një shumcë absolute që kërkon një parti të përbashkët për të gjithë, ka dhe një pakicë relative që kërkon një parti vetëm për vete.
Kam ardhur të flas në emër të kësaj shumice, ajo eshtë duke pritur aty që të çlirohet, ajo është një shpirt i zënë rob, është një zemër e rënë rob ne një grusht. Ne duhet t’i japim mundësinë kësaj shumice të flasë dhe të votojë me votë të lirë, por të gjithë duhet të kemi një gjë të përbashket.: kjo është ë vërteta.
A jemi ne të barabartë në këtë parti? A po respektojmë rregullat, a po i japim dikujt më shumë fuqi kushdo qoftë ai. A ka shkelje në jetën e partisë socialiste, a ka patur shkelje? A mund të fajësohet dikush se ka patur shkelje? E drejta për një parti të lirë, transparente po cënohet. Një pakicë e pavotuar po detyron një shumicë që ta pranojë atë si shumicë apo si pakicë pa zgjedhje. Një pakicë po emëron kongresin, asamblenë, deputetet, qeverinë, po nxin lirinë, po ngordh demokracinë, po merr peng gjithë partinë.
Nëse kjo pakicë ka një meritë është pengmarrja e partisë. Nëse do zgjedhje je armik, nëse do mbledhje je 2 herë armik, nëse do zgjidhje je 3 herë armik, nëse do punësim je shumë më shumë armik, nëse do rritje pensionesh je shumë më shumë armik dhe nëse do që në PS të mos ketë njerëz me precedente je miku i armikut.
Nëse nuk gënjen nuk je. Nëse gënjen, jo vetëm je, por edhe ke. Të jesh apo të kesh, kjo është çështja sot në PS.
Ky, ky dhe vetëm ky është morali i kësaj pakice, kriteri, nderi, misteri, i kësaj pakice të shumicës. Tesera e PS nuk është puna, lëndimi, vendimi, besimi,por është mohimi. Nëse ke pohuar atë që është mohuar këtu ke fituar.
Këto nuk janë dhe nuk mund të jenë rregullat e një partie. Megjithatë injorimi, poshtërimi dhe linçimi që i është PS nuk ka ardhur nga mungesa e kohës, nuk ka ndodhur nga mungesa e socialistëve, por nga arroganca dhe besimi delirant se të gjitha votat e PS-së janë të një njeriu. Kush e solli PS në këtë deformim. Unë mendoj se ka një emër. Ai quhet Edi Rama. Ditën që ai erdhi në pushtet, PS, pushoi së qëni.
Kjo nuk është një fantazi, është fakt dhe është opinion. Dhe meqë unë jam ftuar në këtë garë përmes faktit dhe jo opinionnit, më lejoni të jap disa fakte:
që nuk ka zgjedhje
që është i vetmi kryetar partie me një mandat 7 vjeçar ne Europe
që mandati është 4 vjet sipas statutit
që statusi është shkelur në më shumë se 40% të neneve
që referendume nuk bëhen për pesona, por vetëm për çështje
që asnjë ndryshim statutor nuk mund të ketë fuqi praparvepruese
që në PS janë futur njerëz me precendte
që nuk janë rritur rrogat
që borxhi është rritur
që taksat për të pasurit nuk janë rritur
që ekonomia nuk ëhstë rritur me ritmet që prisnim
që arsimi i mesëm në Shqipëri nuk është i detyrueshëm siç duhet të ishte
që shëndetësia falas nuk u realizua
që çmimi i energjisë elektrike është rritur
që nuk kemi hapur vende pune siç premtuam
që emigracioni është shtuar
që unë nuk jam Saliu, por ne po qeverisim si Saliu, por pa Saliun
Unë do luftoj deri në fund, që Shqipëria dhe Partia të mos jenë kështu si janë dhe si kanë qenë. Ky është dhe do jetë një fakt. Ne që themi që në këtë Parti duhet të ketë rregulla, nuk është opinion, por fakt.
Nëse duam të provojmë kush është shumica, ka vetëm një rrugë: të shkojmë në zgjedhje. Sot kërkoj vetëm një gjë: Zgjedhje, zgjedhje dhe vetëm zgjedhje. Kush ka të drejtë të heqë të drejtën e zgjedhjeve? Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje.
Shqipëria ka dhe do ketë të drejtë, me apo pa ne, sepse Shqipëria është më shumë se partia. Ju ftoj ta marrim në dorë, pronën tonë të përbashkët, Partinë Socialiste të Shqipërisë.
Sigal