Blindohet Italia, frikë nga hakmarrja e ISIS-it

467
Sigal

Anis Amri ka qëlluar në kokë shoferin e kamionit me
të cilin kreu më pas sulmit në Berlin, i cili la pas 12 viktima.

Sipas të përditshmes gjermane Bild, e cila bazohet
në rezultatet e autopsisë, Amri ka qëlluar polakun rreth orës 16.30 ose 17.30
minuta.

Mjekët përjashtojnë mundësinë që Lukasz Urban të
ketë vepruar me vetëdije gjatë sulmit, madje mendohet se ai ka luftuar shumë
gjatë sulmit që të mos shkaktonte viktima, duke shmangur një tragjedi me një
bilanc edhe më të rëndë për gjermanët.

Policia e Milanos ndërkohë ka publikuar imazhet e
Amri të marra nga kamerat e sigurisë në stacionin qendror të trenit.

Imazhet janë marrë pak pas mesnate, në orën 00.58
minuta të 23 dhjetorit.

Dy orë më vonë, autori  u vra nga forcat
policore në Sesto San Giovanni. Hetuesit gjermanë dhe ata italianë po vijojnë
punën për të zbardhur arratinë e 24 vjeçarit, i cili arriti të largohej nga Berlini
në Francë për të arritur më pas në Itali. Tuniziani ka kaluar nga stazioni i
trenit të Lionit tre ditë pas atentatit, me destinacion Milanon.

Nga Tunizia në Gjermani, nga Franca në Itali, janë
të shumta vendet e përfshira në rrugëtimin e 24 vjeçarit dhe për pasojë edhe
shkëmbimi i informacioneve të inteligjencës së këtyre vendeve të cilat merren
me hetimin.

Hetuesit gjermanë ishin edhe në Milano për të parë
nga afër provat dhe informacionet e italianëve teksa një prej elementëve që
duhet të sqarohet është psitoleta e përdorur nga autori në Milano gjatë
përballjes me policinë, për të cilën mendohet se është e njëjta që ai ka
përdorur për vrasjen e shoferit polak.

Autoritet gjithashtu po hetojnë edhe periudhën që
Amri ka kaluar në Itali dhe objektivin e tij për të siguruar dokumete false,
siç kishte bërë edhe në të kaluarën.

Pas kësaj ngjarje Italia i trembet një hakmarrje të
shtetit islamik, dhe për pasojë ka blinduar qyetet kryesore, veçanërisht zonat
turistike.

Gjithashtu nën masa të rrepta sigurie do të
zhvillohen të gjitha aktivitetet e fundvitit, si koncerte e manifestimet
publike.

1800 oficerë policie e 400 automjete më shumë do të
patrullojnë çdo ditë në rrugët e qyteteve italiane për një shpenzim që kapërcen
100 milionë euro në muaj.