Bledar Devolli: Terrenet dhe aleancat, “armiqtë” e fazës së tretë

678
Nga Agron KAJA

INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” trajneri gjirokastrit i Kamzës kryesuese në Grupin A të Kategorisë së Parë, për fazën e tretë mendon më shumë vështirësi
Pas lënies së sportit, e keni nisur karrierën e re në futboll me trajningun, e kishit në idetë tuaja këtë pozicion të ri?
Unë e dashuroj futbollin dhe e konceptoj atë në kohën e duhur. Dikur lojtar dhe sot trajner, ky është pasioni i jetës sime, për të cilin tashmë mendoj se jam i afërt që ta bëjë mirë këtë punë. Prandaj i kam hyrë “valles” së trajningut, që figurativisht do tu thosha se kjo do të më shoqërojë gjatë gjithë jetës.

Koha kalon shpejt, dhe Bledar Devollin, nga një futbollist, sot na duhet ta “vjelim” si trajner. Ju si ndjeheni?
E shikoj se të jesh trajner, ke një përgjegjësi shumë më të madhe se dikur lojtar. Atëherë përgjigjesha vetëm për veten, sot si trajner janë më shumë se 25 futbollistë që duhen menaxhuar në të gjithë aspektet përgatitore, deri në ndeshje. Duke u rritur përgjegjësia, mendoj se njëherësh rritet edhe angazhimi e përkushtimi për ta bërë sa më mirë këtë detyrë të vështirë. 

Si futbollist, ju keni luajtur me disa skuadra, madje keni fituar edhe trofe, keni menduar ta bëni këtë edhe si trajner?
Gjithmonë gjërat nuk mund të parashikohen se si do të vazhdojnë. Nëse e ndajmë këtë në raport me pasionin, unë edhe si trajner jam gjithmonë I orientuar nga suksesi, sikundër kam arritur kur luajta futboll. Kur i hyj një pune, dua ta çoj deri në fund, jo si i dështuar, por gjithmonë si i suksesshëm. Edhe si trajner do kërkoj maksimalen, sepse me punë e djersë arrihet çdo synim.

Në cilat skuadra e bëtë “sefte” në këtë detyrë trajningu?
Tre vite më parë unë kam qenë zëvendëstrajner te Kukësi, një sezon më vonë shkova si trajner I parë me Luftëtarin, dhe po atë sezon pak muaj edhe si zëvendëstrajner te Partizani. Kjo është eksperienca e katërt në bankina, të cilën besoj se e kam merituar, vetëm duke parë situatën shumë të mirë të skuadrës në kreun e Grupit A në Kategorinë e Parë.

Aktualisht te Kamza në Kategorinë e Parë, ju e keni gjetur veten në këtë pozicion?
Patjetër që po. Ajo çka më duhet të veçoj, është fakti se këtu është një kolektiv shumë i mirë, kompakt dhe operon si një familje. Duke i bashkuar këto vlera të skuadrës së Kamzës edhe me stërvitshmërinë, na kanë dhënë rezultatet shumë pozitive. Në këtë skuadër besoj se si trajner, e kam gjetur veten mirë, për mua është një eksperiencë shumë cilësore.

Si erdhi mundësia që ju të jeni trajner i parë i kësaj skuadre periferike të Tiranës, kur më parë keni qenë në dy skuadrat që sot kryesojnë në Kategorinë Superiore?
Në bankinën e Kamzës unë kam rreth 15 muaj. Nuk e kisha menduar asnjëherë, por kur drejtuesit e bashkisë dhe Presidenti i skuadrës më bënë ofertën, unë u ndjeva i respektuar. Ndoshta duhet ti rifalënderoj për të disatën herë, sepse ata ma dhanë këtë mundësi, e cila do të jetë në themelet e karrierës sime si trajner.

Në Grupin A, Kamza kryeson me 10 pikë diferencë nga vendi i dytë, ka qenë i vështirë ky kryesim?
Patjetër që ka qenë një rrugë e vështirë. Janë luajtur 17 javë të vështira, por puna e madhe që kemi bërë së bashku në skuadër na ka dhënë këtë shpërblim në kreun e grupit. E nisëm këtë punë që në verë, ku fazën përgatitore e zhvilluam në Maqedoni dhe zhvilluam rreth 15 ndeshje miqësore, mes të cilave bëmë kolaudimin e skuadrës. 

Kësisoj, mendoni se do të keni rivalë për të qenë skuadra kryesuese deri në mbylljen e kampionatit?
Ne kemi krijuar një distancë të konsiderueshme ndaj rivalëve, por kjo nuk na bën që ta shohim vazhdimësinë e mendjemadhësi. Kjo është një fazë shumë e vështirë, është një formulë e cila le vend edhe për rivalitet, por edhe për frikë nga lëshimet që mund të bëjnë skuadra mes njera-tjetrës. Duke shtuar edhe terrenet e dobëta ku do luajmë me disa skuadra, këto janë dy mangësitë që unë nuk i mendoj pozitive për fazën e tretë.

Në fazën e tretë aplikohet një formulë e re ku ju përgjysmohen pikët, do ta ndjeni si vështirësi këtë për ndeshjet që do të luani? 
Jo, se të gjitha skuadrave ju përgjysmohen pikët, dhe skuadrat janë po ato që ishin në dy fazat e para. Unë e përmend përsëri se, terrenet së pari dhe aleancat që mund të bëjnë skuadrat, kryesisht ato që nuk rrezikohen, janë frika më e madhe për fazën e tretë.

Çfarë mendoni se do të ndryshojë Kamza në fazën e tretë?
Vetëm se duhet të luajmë më fort se në dy fazat e para. Si për arsyet më sipër, por edhe për synimet që kanë skuadrat, këto ndeshje të fazës së tretë vështirësohen. Gjithsesi, janë vështirësi që ne i kemi menduar se do ti kalojmë me sukses, bazuar në gjithçka të mirë që ka skuadra aktualisht.

Nesër luani në Burrel, me çfarë synimi shkoni, kur kryesimin e keni të palëkundur nga çdo rezultat?
Synimi ynë është vetëm për tri pikët. Do të jetë një ndeshje e vështirë, jo vetëm se luhet në transfertë, por edhe për faktin se Burreli renditet në pesë skuadrat e para në tabelë. Nuk e nënvleftësojmë aspak si kundërshtar, por edhe nuk ndjehemi inferior. Ne do luajmë vetëm për fitore.

Nëse e marrim të sigurt hyrjen në Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm, cilat do të jenë synimet tuaja si trajner?
Të vazhdojmë punën me këtë ritëm, përkushtim e pasion. Pastaj, çdo gjë do të varet nga drejtuesit, unë jam i gatshëm që këtë përvojë të mirë me këtë skuadër ta vazhdoj edhe në Kategorinë Superiore.
Somario
Kjo është një fazë shumë e vështirë, është një formulë e cila le vend edhe për rivalitet, por edhe për frikë nga lëshimet që mund të bëjnë skuadra mes njëra-tjetrës. Duke shtuar edhe terrenet e dobëta ku do luajmë me disa skuadra, këto janë dy mangësitë që unë nuk i mendoj pozitive për fazën e tretë

Bledar Devolli
Datëlindja: 15 janar 1978
Vendlindja: Gjirokastër
Sporti që ka ushtruar: Futboll
Roli në fushë: Mesfushor-mbrojtës
Gjatësia: 181 cm
Skuadrat ku ka luajtur: 1996-1998 Luftëtari, 1998-1999 Bylis, 2000-2001 Luftëtari, 2001-2002 Tirana, 2002-2003 Vllaznia, 2003-2004 Bylis-Tomori, 2004-2005 Lushnja, 2005-2006 Elbasani, 2006 Skënderbeu, 2006-2007 Teuta, 2007-2008 Partizani, 2008-2010 Tirana, 2010-2011 Flamurtari, 2011-2012 Luftëtari, 2012-2013 Shkumbini, 2013 Partizani.
Tituj e trofe të fituara: Me Tiranën, Titullin Kampion në sezonin 2008-2009, Kupën e Shqipërisë në sezonin 2001-2002, SuperKupën me Tiranën në sezonet 2001-2002 dhe 2008-2009
Me Kombëtaren: Luajtur në 2 ndeshje
Si trajner: Në vitin 2013 zëvendëstrajner me Kukësin, 2013-2014 trajner me Luftëtarin, 2014-2015 zëvendëstrajner me Partizanin, 2016- e në vazhdim, trajner me Kamzën
Ndaj Turbinës, Dinamo rikthehet në “Selman Stërmasi”
Skuadra e Dinamos sot, është njera nga ato që mendon mbijetesën në Kategorinë e Parë. Duke qenë në Grupin B në vendin e 7-të me 18 pikë, tashmë duket se efektet e ec e jakeve nëpër stadium ka dhënë efektet negative. Dikur stadiumi “Dinamo” (sot “Selman Stërmasi”), ka qenë “shtëpia” e kësaj skuadre 18 herë Kampione e Shqipërisë, që aktualisht luan në Pezë, në fushë me bar sintetik. Por, pas një viti mungesë në stadiumin e vet, Dinamo do ta luajë ndeshjen e fundit të fazës së dytë ndaj Turbinës, pikërisht në këtë stadium, sepse Tirana dhe Partizani që luajnë në impiant, ndeshjet e javës së 24-ët të Kategorisë Superiore i luajnë në transfertë. Drejtuesit aktualë të skuadrës dinamovite, dje kanë deklaruar në mediat sportive se për sezonin e ardhshëm do të ndërtohet një skuadër dinjitoze për elitë, ndërkohë që edhe nuk do të endet nëpër stadiumet e tjerë.
Elbasani-Tomori dhe Stojku përballë historisë
Sot luhen ndeshjet e fundit të fazës së dytë në Kategorinë e Parë, dhe ajo që tërheq vëmendjen në Grupin B është edhe ndeshje Elbasani-Tomori. Jo vetëm për situatën e vështirë që ka skuadra e Elbasanit në fundin e renditjes, por edhe për faktin tjetër, se trajneri i Tomorit, Gentian Stojku ka qenë futbollist me këtë skuadër, ku edhe ka dalë Kampion. Edhe pse Stojku profesionalisht mendon fitoren, brenda tij nostalgjia ndoshta do të bëjë efektet e saj. “Është ndeshja e fundit e fazës së dytë dhe ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën tonë ndaj Elbasanit”, shprehje kjo që e le të hapur mundësinë e një fitoreje për vendasit. Gjithsesi, Stojku duket se shfajëson skuadrën e Tomorit, teksa e ve përballë emocioneve të renditjes. “Grupi aktual i futbollistëve vuan presionin për të qëndruar në pesë ekipet e par, kjo ka ndikuar shumë në fushën e lojës”.
Ndeshjet/ Grupi A
Datë 4 mars 2017 
Besa-Kastrioti 14:00
Burreli-Kamza 14:00
Iliria-Erzeni 14:00
Shënkolli-Besëlidhja 14:00
Tërbuni- Mamurrasi 14:00
RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1. Kamza 17 46 
2. Besëlidhja 17 36 
3. Erzeni 17 34 
4. Burreli 17 25 
5. Shënkolli 17 23 
6. Kastrioti 17 19 
7. Besa 17 18 
8. Mamurrasi 17 14 
9. Iliria 17 14 
10. Tërbuni 17 7 
Ndeshjet/ grupi B
Datë 4 mars 2017 
Dinamo Turbina 14:00
Elbasani-Tomori 14:00
Lushnja-Pogradeci 14:00
Shkumbini-Sopoti 14:00
Bylis-Apolonia 14:00
RENDITJA 
Skuadrat Nd Pikë
1. Lushnja 17 41 
2. Bylis 17 35 
3. Pogradeci 17 26
4. Tomori 17 23 
5. Apolonia 17 22
6. Shkumbini 17 17
7. Dinamo 17 18 
8. Turbina 17 18
9. Sopoti 17 15 
10. Elbasani 17 13
Faza e Tretë

Skema e shortit për skuadrat nga vendi 1 në vendin 5 (Play-off)
Java 19 Java 20 Java 21 Java 22 Java 23
4 – 1 1 – 5 1 – 3 5 – 2 3 – 5
3 – 2 2 – 4 5 – 4 4 – 3 2 – 1
5-Pushim 3-Pushim 2-Pushim 1-Pushim 4 -Pushim
Java 24 Java 25 Java 26 Java 27 Java 28
1 – 4 5 – 1 3 – 1 2 – 5 5 – 3
2 – 3 4 – 2 4 – 5 3 – 4 1 – 2
5-Pushim 3-Pushim 2-Pushim 1-Pushim 4-Pushim
Skema e shortit për skuadrat nga vendi 6 në vendin 10 (Paly-out)
Java 19 Java 20 Java 21 Java 22 Java 23
9 – 6 6 – 10 10 – 7 8 – 10 6 – 8
8 – 7 7 – 9 9 – 8 7 – 6 10 – 9
10-Pushim 8-Pushim 6-Pushim 9-Pushim 7-Pushim
Java 24 Java 25 Java 26 Java 27 Java 28
6 – 9 10 -6 7 – 10 10 – 8 8 – 6
7 – 8 9 – 7 8 – 9 6 – 7 9 – 10
10-Pushim 8-Pushim 6-Pushim 9-Pushim 7-Pushim
RREGULLORJA
Për herë të parë këtë sezon, Kategoria e Parë do të zhvillohet me një formulë të re. Pas dy fazave të para, ekipet do të ndahen në dy grupe, pesë të parat që do të luftojnë për vendin e parë dhe për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore, dhe pesë të dytat që do të kërkojnë mbijetesën. Në fund të fazës së dytë, të gjitha ekipeve do t’u përgjysmohen pikët për të ngushtuar diferencën mes skuadrave dhe për ta bërë garën më të fortë.

Neni 94/ Numri Fazave 
3. Faza e Tretë (Play-off). Për tu ngjitur në kategorinë Superiore në fazën e Tretë (Play-off), 5 skuadrat e renditura nga vendi i 1-rë deri tek vendi i 5-të të Grupit A dhe B, do të luajnë mini-kampionat me sistem vajtje-ardhje ndërmjet tyre brenda grupit, sipas skemës përkatëse.

4. Faza e Tretë (Play-out). Për të përcaktuar skuadrat që do të zbresin në kategorinë e Dytë në fazën e Tretë (Play-out), 5 skuadrat të renditura nga vendi i 6-të deri tek vendi i 10-të të grupit A dhe B do të luajnë mini-kampionat me sistem vajtje-ardhje ndërmjet tyre brenda grupit, sipas skemës përkatëse. 

Neni 95/ Klasifikimi
1. Ekipi i cili fiton një ndeshje do të përfitojë 3 (tre) pikë; ekipi që barazon në një ndeshje do të përfitojë 1 (një) pikë; ekipi që humbet një ndeshje nuk përfiton asnjë pikë.

2. Rezultatet e ndeshjeve të zhvilluara regjistrohen nga Sektori i Garave, pranë FSHF-së. Gjithashtu përpilohet në mënyrë të vazhdueshme tabela e klasifikimit e cila duhet të përmbajë informacionin si më poshtë për çdo ekip pjesëmarrës në garë: 

a) numrin e ndeshjeve të luajtura në sezonin përkatës; 
b) numrin e ndeshjeve të fituara, të barazuara dhe të humbura si klub vendas në sezonin përkatës; c) numrin e ndeshjeve të fituara, të barazuara dhe të humbura si klub mik në sezonin përkatës; 
d) numrin e golave të shënuar dhe të pësuar në ndeshjet e luajtura; 
e) numrin e pikëve të grumbulluara në sezonin përkatës. 
Sigal