Biznesi e ndërkombëtarët tek profesionalet, Veliaj: Model gjerman

    344
    Sigal

    Të gjitha shkollat profesionale në muajin shtator, kur fillon viti i ri akademik 2015-2016, pjesë të bordeve të shkollave do të jenë edhe bashkëdrejtues ndërkombëtarë nga Gjermania, Austria, Zvicra.

    Gjithashtu pjesë e bordeve të shkollave do të jenë edhe perfaqësuesit e bizneseve të cilët do të kenë kompetenca të gjëra. 

    Sipas Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj bashkëpunimi shkollë-biznes është një model i ri, ku nxënësit do të kalojnë 30% të kohës praktikë pranë biznesit.

    Delkaratat e Veliajt erdhën gjatë një takimi me drejtuesit e shkollave profesionale dhe bizneseve.