Bisedimet me Kim Jong-Un në maj, paralajmërimi i Trump: Nuk do të bëjmë asnjë lëshim

609
Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se SHBA nuk do të bëjë asnjë lëshim para takimit të planifikuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un në lidhje me armët bërthamore.
Në një koment në Twitter, presidenti amerikan shkruan: ” S’kemi hequr dorë nga asnjë prej kërkesave tona, ndërkohë që ata kanë rënë dakord për çmilitarizmin bërthamor (një gjë e mrekullueshme për botën), për mbylljen e objekteve dhe ndalimin e provave!”
Megjithatë Trump shkruan se është ende i paqartë rezultati i takimit të tij me udhëheqësin koreano-verior që mendohet se do të zhvillohet në fund të majit.
Kim Jong-Un ende nuk ka rënë dakord të eliminojë arsenalin e tij bërthamor dhe nuk është deklaruar për çmilitarizimin bërthamor të gadishullit korean.
“Kemi ende shumë punë deri në arritjen e zgjidhjes për Korenë e Veriut,” u shpreh Trump
Sigal