Sigal

Një grup shqiptarësh dhe grekësh në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin ngritur një plantacion me lëndësh narkotikësh në zonën e Patras.

Policia bëri të mundur arrestimin e tyre mëngjesin e sotëm duke vënë në pranga 10 shqiptarë dhe tre grekë.

Plantacioni kishte më shumë se 1800 rrënjë kanabis që në treg do të kishin një vlerë prej më shumë se 5 milionë euro.

Policisë greke njofton se grupi ishte bërë gati për të korrur kanabisin, por më pas janë arrestuar nga autoritet.

Sipas policisë greke, ky grup ka trafikuar sasi të mëdha droge, kryesisht në Belgjikë, por që më pas shpërndahej nëpër Europë.