Bie bora e parë në veri të vendit MB:Pritet stuhi në Shkodër e Lezhë

582
Sigal

Ulja e temperaturave dhe afrimi i stinës së dimrit, ka shënuar ditën e sotme edhe reshjet e para të dëborës në disa qytete të Shqipërisë. Bora e parë për këtë vit, ka rënë në qytetet veriore të vendit, si në Dibër, Kukës dhe Tropojë.
 
Kjo rënie temperaturash, ka angazhuar edhe Ministrinë e Bujqësisë, e cila ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, pritet stuhi dhe ciklone në zonat e Ultësirës Perëndimore.
 
Sipas Ministrisë, stuhitë parashikohen veçanërisht në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës. Lidhur me këtë Ministria bën të ditur se një shtab i posaçëm emergjencash është në terren.
 
Po ashtu i bëhet thirrje edhe fermerëve që të përgatiten për të mbrojtur pronat e tyre, si rrjedhojë e stuhive. Ndërkaq, edhe bordet e kullimit njoftohet se janë në gatishmëri për përballimin e situatës.