Besnik VELAJ/ Djajtë e helenizmit në Myzeqe

    518
    Sigal

    Para disa kohësh, djajtë dhe minjtë e helenizimit në MYZEQE, që shërbejnë si ushtarë të Janullatosit në Shqipëri, në një ditë të kësaj vape përvëluese politike në fshatrat Kolkondas, Shën Pjetër të Fierit na çuditën, na bën me gaz të madh… duke tallur vetveten dhe kishën greke antishqiptare të Janullatosit. Shqiptarë të mirë, jo, por janë grekë safi, si antishqiptarë të pandreqshëm. E kanë marrë me shumë seriozitet për të shtrembëruar historinë kishtare shqiptare të Hirësisë së tij, Imzot Theofan Nolit, duke futur dhe’ të “rënë” nga arkeologjia. Pa ekuivoke, pisllëku i misionit të tyre (në të vërtetë askush nuk i beson), është të ngrenë lartë (me kokë poshtë) figurën e djallit të kishës greke, Kozma Etolit nga Greqia, apo Alias, pretendimit grek për Vorio Epirin. Ata që u afirmuan në këtë veprimtari, së bashku me peshkopin Janullatos, mund t’i përcaktojmë me fjalët lapidare të Hirësisë AT Theofan Nolit: “Kishën greke dhe kryqin grek, t’i bëjmë medaljonë dhe t’ia varim gomarit në qafë!!!”.

    Është logjike, që populli fierak, ortodoksit kanë qeshur me ha-ha, hu-hu, hi-hi, pasi veprimet e përkrahësve të djallit Kozma Etoli nga Greqia, si Sebastianos të rinj, lindin në një sfond jo fetar, por në një sfond politiko-shoqëror që i bëjnë shërbime parimeve të smira-të pandershme të helenizmit, i bëjnë jehonë “Vijës Teodosit”, që nga “Shkumbini e poshtë… është Vorio Epir”.

    A nuk e kanë riformuluar në mënyrë disi më të kamufluar sot këtë, “Vijë ndarëse, Greqia dhe Serbia”?!

    I bije që në ëndrra me Shën (djall) Kozma, vija të tilla ndarëse të jenë nën kërthizat e barkut të çdo shqiptari! Ekipi i Janullatosit, mediave të tij, të frymëzuar dhe duke marrë shembuj nga ndërtimi i kishave greke në Shqipëri, sidomos të Katedrales Ortodokse, në qendër të Tiranës nga mjekërcjapi Janullatos, vrapojnë duke u pluguar për të ngjallur djallin Kozma Etolin nga Greqia, ku prapa punëve të liga fshihet vartësi politik me veladon të zi i Janullatosit, “Mitropoliti” i Beratit-Fierit-Kaninës, Ignati. Katedralja e Tiranës, baza e Bisht-Pallës etj., etj., janë këpushat e simboleve të helenizmit në Shqipëri. Në këtë kontekst, anonimët dhe historianët me anë të makinacionit “politikë”, që vret parimet atdhetare, kombëtare, shtetërore shqiptare shfrytëzojnë dy kishat e fshatrave Kolkondas, Shën Pjetër, gjoja “janë të ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena për djallin Kozma Etolin nga Greqia”. Gjithçka, mjeranët e bëjnë për përdhosjen e figurës së Ali Pash Tepelenës (Luanit të Janinës) dhe Kishës Autoqefale të Hirësisë AT Theofan Nolit, që mbrohet shqiptarisht sot nga AT Nikoll Marku. Do të ishte normale për këdo, që të mësojë nga populli, nga besimtarët e tri feve në unitet e deri tek më të diturit se kush është e ç’përfaqson Shën Kozmai (M.K)? – “Greqia synon të sundojë trojet shqiptare në aleancë me Serbin”.

    Ç’përfaqëson Shën Kozmai?

    A mund të quhet tjetër, përveç veprim politik, fakti që Kisha Greke e Janullatosit e njohu si të shenjtë djallin Shën Kozma… Më pas, u shpall i shenjtë nga kisha e tij më 1991 (Kisha Greke, e ka shpallur të shenjtë më 1961), por nuk ishte i njohur kurrë si shenjt nga Kisha Ortodokse Shqiptare?

    Kozma Etoli, një agjent rus dhe propogandist nacionalist grek i shekullit të 17-të, njihet si i shenjtë vetëm nga Kisha Greke dhe Kisha Ortodokse Shqiptare e Janullatosit, por absolutisht nga asnjë kishë tjetër ortodokse. Në librin e Fani Mikalopulli, “Kozmai nga Etolia”, që është botim zyrtar i Kishës Ortodokse Greke dhe është botuar në Shqipëri më 1999, thuhet për bëmat e Shën Kozmait: “Patriku Serafim i 2-të dhe patriku Samuil qenë rusofil, fanatikë dhe njohës të careshës Ekaterina e Madhe e Rusisë. Edhe Shën Kozmai kishte dijeni për lëvizjen që kishte si qëllim ringjalljen e Perandorisë Bizantine që përhapte Moska. Ai ishte betuar që kur ishte në akademi me Vullgarin dhe Xharxhulin, se ishte gati të punonte për atë ide të madhe apo megalide, mund të jepte dhe jetën, ashtu siç ngordhi. E dinte politikën e Patriarkanës, e cila ndiqte sugjerimet e Rusisë, ushqente idenë e çlirimit nëpërmjet Kombit Flokëverdhë, tamam si sot në rastin e statusit Kosovës dhe të drejtat e popullit shqiptar që pengohen nga Greqia-Serbia-Rusia. Pikërisht, ashtu siç predikonte në shekullin e 17-të agjenti rus, i ashtuquajtur djalli Shën Kozma. Vdekja e agjentit Shën Kozma nuk qe një martirizim, por fundi i merituar i spiunit rus dhe në vendin e ekzekutimit, shenjtërimi i Kozma Etolit nuk është një çështje fetare, por çështje politike, sepse është bërë për qëllim për t’i shërbyer helenizimit, të cilit i shërben edhe sot i ngordhur Kozma Etoli. I ashtëquajturi Shën Kozma është simboli i aleancës greko-ruse, me anë të së cilës Greqia llogarit të marrë Vorio Epirin (t’i marrë të keqen!), ku u “martirizua Kozmai”! Shpjegimin që dhamë për portretin, shpirtin e djallit, grekomanin Kozma e bënë asgjësues misionin pro grek të misionarëve të pandreqshëm të Janullatosit. Diku, aty në buzë të lumit Seman është ekzekutuar djalli Kozma Etoli nga Greqia… nga Turqia… ndoshta u mbyt në lumin Osum të Beratit… ndoshta në lumin Devoll. Kufoma e pakallur udhëtoi në thashethemnaja, askush s’e pa, ku u kall në kushedi se çë dhera… Djalli Kozma u vra nga Turqia si agjent greko-rus, s’ka punë me Shqipërinë, më sa ka punë “qirje” Janullatosi me ATDHEUN tim. A mund të bëhen dëshmorë të gjitha kufomat grekofile dhe të vrara nga turqit, nëpër kohë të matura me sahatin otoman apo sahatin e sherihatit, që kanë qenë armiq me kohët që matin sahatin grek të Patriarkanës së Stambollit? Pa lëre-lëre-o laro që mund të bëhet i shenjtë nga Kisha e Janullatosit. Megjithëse, kemi qindra vjet që jemi ndarë nga djalli Kozma Etoli nga Greqia në shpjegimet e tij se Ali Pashë Tepelena paska ndërtuar kishat e fshatrave Kolkonda, Shën Pjetër buzë lumit Seman, ku është “varrosur” në njërën kishë koka e djallit Kozma… në kishën tjetër trupi i djallit Kozma… apo nuk e dimë se ajo kokë i takonte atij trupi!? Helenistët, duke treguar interesim të madh për “Shën Kozmain”, shenjtëruar nga Janullatosi dhe Ignati (është arvanit dhe e flet mirë gjuhën shqipe të prindërve të tij), do që t’i japë Kozma Etolit-pa varr dhe i pa kallur në vend të vet famën e Ali Pashë Tepelenës, gdhendur e kënduar si në vargjet e Kadaresë: “të shtrinë Ali Pasha të shtrinë, koka në Stamboll dhe trupi në Janinë…”, sipas mendjes së tyre, që s’kanë mendje. Sipas tyre, na del që “Luani i Janinës”që financoi heterit e revolucionit grek-vetë revolucionin grek të 1821- kapedanë të lartësisë mbretërore si Boçari Miauli, Kollokotroni, Bubulina, etj.,etj., të kishte kohë në fund të jetës së tij heroike, për të ndërtuar 2 kisha për djallin Kozma Etolin nga Greqia. Luanët shqiptarë të sërës së artë si Ali Pashë Tepelena, nuk u ngrinin kulte djajve dhe minjve… Këto janë padrejtësi që i bëhen “Luanit të Janinës”, në ditët e ngjizjes së tij shumë të natyrshme, shumë të shëndetshme për ta ngritur atë në lartësitë që meriton, si një figurë e madhe kombëtare bashkë me Bushatllinjtë e Shkodrës etj.,etj.,në zgjedhjen e integrimit të Shqipërisë, vend kandidat për në BE, anëtar të NATO-s, të pavarësisë së Kosovës, njohjes së të drejtave të shqiptarëve në Çamëri e Çamërisë shqiptare. Për këtë gënjeshtër për djallin Kozma Etoli nga Greqia, të prodhuara kushedi në ç’guzhinë të helenizmit me ushqim të helmuar propogandistik grek, helenistët na japin edhe emrin e një libri të shkruar, që faktokërka këtë gënjeshtër, mirë e bukur?! Të besojmë librat e qosheve, skutave të errëta, librin antishqiptar të Mikalopullos: “Kozmai nga Etolia”, të shtëpisë botuese”Nereida”, Tiranë 1999 (K.M), duket ato librat e zografisura që lexon Janullatosi, janë për ortodoksin e tipit të tij në Kolkonda, Shën Pjetër, poshtë në bazën e imagjinuar greke. Kurse ato që thuhen në librin e Fani Mikalopulos janë për vertikalen e Janullatosin, ku janë pjekur e djegur pseudopolitikanë e nënprijtësit e kryepeshkopit, ku ndër shqiptarët si Vangjel Dule, Panajot Barka, Orfea Beci, Kosta Makariadhi, Vasil Bollano etj., që po t’u analizosh etimologjinë e emrave janë shqiptarë, vetëm se mbrojnë interesat e helenizmit, interesat e kuçovllehve, duke stimuluar terrorizmin islamik. Nga janullatistët jepen intervista për djallin Kozma Etolin, rruga pa rrugë të shpie tek emrat e cituar më sipër. Dimë se janullatistët kanë shkelur dhe herë të tjera në shtigje e monopate të tjera, jo vetëm në Myzeqe, por dhe në Labëri? Janullatistët kalojnë dhe në shpjegime të tjera se dy kishat e fshatrave Kolkondas e Shën Pjetër, që janë monumente kulturore, të ruajtura nga Perënditë Pellazgo-Ilire-Shqiptare, i përkasin djallit Kozma Etoli nga Greqia, veç në u gjen grekëria ndonjë “dokument pronësie me falsifikim të bërë me vërtetim fakti”. Misioni i Janullatosit dhe anonimëve është, duket lehtë, në favor të djallit Kozma Etolit nga Greqia, edhe po t’i vësh mustaqet, mjekrat e përbashkëta të Janullatosit + Ignatit, por tradita e aktualitetit fetar në gjeografinë e asaj zone është në favor të shqiptarëve. Dy nga kryeveprat më në zë të letërsisë shqipe: “E Madhe është Gjëma e Mëkatit (Tat Tanushi i Bubullimës)” e Dhimitër Paskos dhe “Emblema e dikurshme” e Ismail Kadaresë e marrin lëndën-brumin letrar artistik bash-bash nga kjo zonë dhe personazhet janë nga këtu. Misioni i madh i dy shkrimtarëve, dy krijuesve më në zë, është i rëndë për nga pesha krijuese letrare që trajtojnë dhe deri më sot kanë pasur sukses të përbotshëm. Janullatosi, së pari, nuk mund të ndryshojë dot sukseset e dy shkrimtarëve të mëdhenj dhe së dyti, shkrimtari i lëmuar,(Ndjesë pastë!) Sabri Godo, tek romani “Ali Pash Tepelena” nuk jep informacion për lidhjen e “Luanit Janinës” me djallin Kozma Etrolin nga Greqia. Ato dy kisha janë ndërtuar për besimtarët kristianë të atyre zonave dhe meqenëse janë ortodoksë UNIT, varen nga Papa i Romës, pavarësisht se janë afër “Vijës Teodosit”. I tillë është “Manastiri i Ardenicës”, ku ka bujtur “Atleti i Krishtit”, Skënderbeu, rrugës për në Krujë, pas martesës me Donikën e Kaninës.

    Lumi Seman i kishte mbytur të dy kishat dhe tani u zbulua si pasuri kishtare që duhen mirëmbajtur, rindërtuar nga besimtarët shqiptarë të besimit ortodoks, por jo palo-ortodoksë. Ju vemë në dijeni, për kujtesë, për padijeni, për mos informacion, për pjesëtarë të ngrehinës misionare të Shën Kozma Etolit, se i pari që ka ligjëruar KRISTIANIZMIN, ka qenë perandori Kostandini i Madh, shqiptar nga Nishi i Kosovës dhe kur u nda Perandoria Romake në vitin 395 para erës së re, ai krijoi Kostandinopojën. Ai e ngriti Perandorinë Romake të Lindjes sipas themelive pellazgo-ilire,(nga ka marrë dhe emrin), siç ka qenë Troja, Dardanelet e sotme, hititët e dikurshëm që flisnin shqip. Mbi këto themele u zhvillua kristianizmi, pavarësisht se pas vdekjes së Kostandinit të Madh, u nda në dy pjesë: Katolikë (poshtë) dhe Ortodoksë (lart), e njëjtë me lëvizjen Papë-Romë dhe Antipapë-Patriarkana e Stambollit.

    Stili barok i dy kishave

    Arkitektura e kishave të Myzeqesë

    Arkitektura e dy kishave të Kolkondasit dhe Shën Pjetrës, është me origjinë perëndimore dhe jo greke. Ato janë me tipare të arkitekturës baroke. Në projektin e dy kishave, ndërtesave, shesheve, janë përdorur forma e linja të kurbta si në planimetri, ashtu dhe në arkitekturë, i është kushtuar vëmendje e veçantë trajtimit të brendive. Në ndërtime janë trajtuar kompozime simetrike të përpikta, sipas aktit gjatësor, me theksim të fuqishëm të pamjes kryesore dhe të lyerjes. Në arkitekturën e brendshme, kujdes i veçantë i është kushtuar ndërtimit të perspektivës në thellësi, ku në kishat është vendosur altari kryesor luksoz në të gjitha llojet e ndërtimeve. Arkitektura baroke i ka rritur të gjitha përmasat e mjediseve, të cilat duke u veshur me dekore krijojnë hapësira të mëdha kompakte. Nga sa thamë më lartë, tiparet kryesore të barokut të dy kishave, pavarësisht se i kanë mbuluar dherat e lumit Seman, mund t’i përmbledhim: Stil i lirë, në lëvizje, dinamike, prirje për t’u veshur me dekor. U rritën përmasat, u dyfishuan kolonat dhe ju dhanë atyre forma të spërdredhura, çatitë u trajtuan me dredha. Tipar karakteristik i dy kishave baroke ka orgjinë italiane. Aty hasim, sipas kishës, “I JEZU”, kompozimin e kompozimit gjatësor me kompozimin qendror. Planimetria e kishave ka formën e kryqit. Dy kishat, gjithë trajtimin e arkitekturës së jashtme e përqendruan tek ballina (fasada kryesore). Kjo ballinë është trajtuar me pilestra, ose kolona të mbëdha. Thuhet nga janullatistët se “për ndërtimin e dy kishave materiali u morr nga Apollonia…!”. Sqarojmë, se e dimë kush ishte Apollonia me akademinë saj të dijeve romake etj.,etj.. Sqarojmë se “Luani i Janinës” s’kishte nevojë të merrte (të vidhte) materiale të mermerta. Ai kishte në dispozicion guroren e mermerit në Karaburun dhe guroret e mermerta në gjysmën e Gre(qi)së për të ngritur dy kishat… Kusar është djalli Kozma Etoli, Janullatosi antishqiptar… që do të shenjtërojë një djall si baba të helenizmit, për të grabitur tokat e shqiptarëve me absurditetin Vorio-Epir. Duke vazhduar më tutje, përmendim se çatia e dy kishave në Kolkonda, Shën Pjetër me kulmet e larta lidhet me pjesët anësore më të ulëta, me linja të lakuara nëpërmjet përdorimit të dredhave. Në pamjet e brendshme, ajo që të bie më shumë në sy, janë hapësirat e mëdha, të cilat krijohen nga mbulesat me kupolë. Faqet që krijojnë, janë të mbushura me dekore etj.. Ja pra, të dy kishat janë të besimit kristian, shumë shqiptare, pa djallin Kozma Etolin nga Gre(qi)a, që varen nga Papa i Romës, sepse edhe Ortodoksizmi në Shqipëri është fe UNITE, që varet nga PAPA i Romës. Shërbimet që i bëhen djallit Kozma Etolit nga Greqia, nga Janullatosi, Ignati, janë pjesë e ngrehinës së rrëzuar të misionarëve fanatikë në favor të Greqisë… Janë shkelma me finde për antishqiptarizëm (nga bashkia e Fierit, shpurës së saj me gjak të prishur, kryetarit të bashkisë z. Baftiar Zeqo), siç thoshte Hirësia e tij Theofan S.Noli. Duke përkrahur kishën e Janullatosit, mitropolitit Ignat, dikujt në Fier-Myzeqe, i është bjerur shpirti, ideali dhe vullneti për ZOTIN (që beson) dhe birin e tij Jezus Krishtin. Bëni një rikthim të kundërt, në mënyrë që zëri juaj t’i rikthehet publikut shqiptarisht. Për të festuar djallin Kozma Etolin si spiun të Greqisë, Rusisë, duan të pushtojnë Vorio Epirin me djajë modern. Mbase Zoti dhe i biri i tij Krishti (do t’i merrte në celular) do t’u sjellë dashurinë e pafundme për Shqipërinë, Kishën Autoqefale të Nolit ,trashëguar nga të parët si ndërtesë atdhetare-kombëtare-fetare shumëdimensionale. Ky është misioni më i madh kundra djallit Kozma Etolit, Janullatosit dhe Ignatit. Pe(shkopi) Janullatos është në prag të vdekjes-pa madhështi të tij-,me marrjen e dekoratës së tij nga komuna e Alikos, nderimin-çnderimin- e tij për djallin Kozma Etolin nga Greqia, e përshkoi pretendimin e Greqisë për Vorio Epirin nga Kepi i Stillos e deri në lumin Shkumbin… Me nesër të shohim, po vdiq do të varroset në Kishën e Shëna Vlashit, Durrës (me të dëgjuar e kemi). “Shenjtor-djall” mund ta bëjë vetëm prifti serb Irinei, meqenëse matanë lumit Shkumbin ka “pretendime” të davaritura Serbia…