Berisha dhe Olldashi takohen me elektoratin në Lushnjë

479
Sigal

Kryeministri Berisha dhe ministri Olldashi, si deputeti i Qarkut të Fierit u takuan me qytetarë të Lushnjës, në një bashkëbisedim të zgjeruar me ta, nga ku dëgjoi mendimet, opinionet, vërejtjet dhe sugjerimet të tyre lidhur me problematika të ndryshme në vend, për të cilat, kryeministri u shpreh se do të reflektohen për të patur një program sa më pranë qytetarit, në projektin e madh  “Shqipëria e Zhvilluar Evropiane”. “Të dashur miq, erdha sot tek ju me qëllimin më kryesor të dëgjoj vërejtjet sugjerimet, opinionet, mendimet tuaja për projektin e 4 viteve që vijnë, “Lushnja e  zhvilluar, Lushnja evropiane”, “Shqipëria e zhvilluar, Shqipëria evropiane”.  Ne vijmë, pasi nga viti 2005 e deri më sot ne kemi shënuar së bashku ndryshimet më të thella në historinë e  këtij vendi. Ne së bashku arritëm gjatë kësaj periudhe që Shqipërinë ta anëtarësojmë në NATO; së bashku arritëm që sot lëvizim të lirë në mbarë Europën; së bashku arritëm që në kohën e krizës më të thellë që bota dhe Evropa ka njohur, Shqipëria të mbetet e papërfshirë nga kriza dhe të mos njohë recensionin; së bashku ne arritëm të mbledhim nga taksat dhe tatimet , fale sistemit të ri fiskal nga ulja  e tyre, 9,2 miliardë dollarë më shumë se qeveria e mëparshme në 8 vite; së bashku ne arritëm që me këto shuma të mbledhura të ndërmarrim projektin më ambicioz në historinë e vendit, të ndërtojmë dhe rindërtojmë një rrjet rrugor, më modernin, më të mirin në rajon dhe më gjerë.  Në rast se kthehemi në vitin 2005, kur në këtë sallë unë ju kam deklaruar qytetarëve të Lushnjës se ne do të asfaltojmë 6 mijë km rrugë rurale, kundërshtarët tanë u tallën, përqeshën dhe thanë se ato nuk ekzistojnë, Shqipëria nuk ka 6 mijë km rrugë dhe bënin këtë gafë për faktin e thjeshtë se nuk merrnin mundimin të hynin në “Google” dhe të shikonin se Shqipëria ka 18 mijë e 300 km rrugë. Më këtë hark kohor të shkurtër ne ia kemi dalë të asfaltojmë, ndërtojmë dhe rindërtojmë autostrada ndër më modernet në rajon, rrugë kombëtare, rurale, fshatrash në tërësi mbi 10 mijë km rrugë. Së bashku u zotuam që ti japim arsimit shqiptarë një drejtim të ri dhe të vendosim mësuesin në epiqendër të tij.  Sot, ju jeni dëshmitarë që mësuesit e fëmijëve tanë paguhen 120 deri në 150 % më shumë se sa paguheshin në vitin 2005. U zotuam se do të shpërbleheshin mjeket dhe infermierët për një shërbim shëndetësor më të mirë. Ne kemi rritur rrogat e tyre nga 130 deri në 160 % . U zotuam se do të bëjmë gjithçka për të mbështetur fermerët shqiptarë. Unë ju garantoj ju se investimin më kryesor në këto 8 vite është bërë në Shqipërinë rurale, është Shqipëria rurale që ka marrë investimet më kryesore në rrugë, ujësjellës, kanalizime”, -tha midis të tjerave, Kryeministri Berisha.