Berisha denoncon: Balla po bën kërdinë me emërimet në Elbasan e Librazhd

751
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit digjital, ku ky i fundit denoncon kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Taulant Gjura/Hoxha/Jaupi bën kërdinë! Lexoni mesazhin e qytetarit digjital. Sb. “Përshëndetje zoti Berisha, desha të denoncoj se në Elbasan konia e Ramës, Taulant Balla ka zaptuar të gjitha institucionet Elbasanit kundrejt gjobave që pret duke vënë veton e tij në emërimet e drejtuesve të institucioneve, nga Librazhdi, unë po të radhis disa nga emërimet. Në krye te institucionit të regjistrimit të pasurive ka vendosur njërin nga emrat që Rama e denoncoi si një nga drejtuesit të korruptuar në kohën që punonte te ALUIZMI, Mariglen Disha. Në drejtorinë e Bujqësisë Spiro Hunci, në drejtorinë e shërbimit veteriner Fatmir Ozuni, në drejtorinë e Agjencisë së kontrollit ushqimor Firduz Kurti, dhe sot ka emëruar nënkryetarin bashkisë Librazhd, Enver Shkurti drejtor e mjedisit. Të gjitha këta nga Librazhdi, duke anashkaluar njerëz të shkolluar dhe intelektualë elbasanas. Të gjitha ato që thotë Rama se të gjithë drejtuesit do të testohen, dhe asnjë deputet nuk do të ndërhyje për emërime është vetëm një fasadë e kësaj qeverie. Dua të ruaj anonimatin”. Pardje qeveria miratoi VKM, me anën e të cilit, do të punësohen në shtet edhe nëpunës të kategorisë së ulët dhe të mesëm, jashtë statusit civil, që do të thotë, se do të punësohen drejtorë të përgjithshëm të institucioneve, drejtorë etj., pa kaluar fare në konkurse, por, si në rastin e denoncimit të Berishës, ku deputeti Balla emëron militantët e partisë.